LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LVV-së zbulon njërin nga kushtet e Kurtit për Asociacionin që po e kundërshton BE-ja

Deputeti i LVV-së zbulon njërin nga kushtet e Kurtit për Asociacionin që po e kundërshton BE-ja

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) ka vërejtje në dy kushtet nga gjithsej gjashtë sosh, që i ka paraqitur kryeministri Albin Kurti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Bislimi gjatë një konference për media tha se cilat janë ato dy kushtet ku BE-ja ka paraqitur vërejtje mund t’i tregojë i dërguar i BE-së, Miroslav Lajçak.

Por deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj në RTV Dukagjini ka zbuluar njërin prej këtyre kushteve që po i kundërshton BE-ja.


Sipas tij BE-ja po e kundërshton kushtin e reciprocitetit, që është parashtruar kryeministri Albin Kurti.

“LVV përballë Serbisë ka vendosur që çështje e reciprocitetit te jetë në dialog. Pra nëse mund të ketë një Asociacion pa kompetenca ekzekutive dhe publike, e njëjta gjë duhet të jetë edhe për shqiptarët që jetojnë në Luginë. Nëse 4% e popullatës serbe që jetojnë në Kosovë sot drejton 10 komuna në Kosovë dhe kanë 10 deputetë, ka ligjin e dyfishtë, derisa ka dyfishë më shumë shqiptarë në Luginë dhe ata nuk kanë të drejta në Serbi”, ka deklaruar Rexhaj.

Bislimi thotë se BE ka vërejtje në dy nga gjashtë kushtet e Kurtit për Asociacionin
Lexo po ashtu Bislimi thotë se BE ka vërejtje në dy nga gjashtë kushtet e Kurtit për Asociacionin

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën 2 shkurtit në Kuvend ka treguar gjashtë kushtet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Gjashtë kushtet e Kurtit:

-Asociacioni të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi.

-Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë/bartë asnjë pushtet publik (apo ekzekutiv) dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje lokale (kreu 5).

-Të drejtat e pakicave kombëtare duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.

-Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale në veri të shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.

-Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke dhe pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së në raport me Kosovën.

-Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë (dhe tek të tjera) shtetet anëtare të BE-së për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE, që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshjeje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013.

Ndryshe edhe deputeti i LVV-së Haki Abazi gjatë intervistës dhënë për Telegrafin ka zbërthyer disa nga procese të cilat e presin Kosovën pas zgjidhjes së çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Abazi tha se heqja e ‘lakut’ të Asociacionit hap shumë dyer si për procesin franko-gjerman edhe për çështje tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Kronika e Zezë
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë

Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori