LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Heqja e ‘lakut’ të Asociacionit hap shumë dyer për procesin franko-gjerman dhe çështje të tjera

Abazi: Heqja e ‘lakut’ të Asociacionit hap shumë dyer për procesin franko-gjerman dhe çështje të tjera

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Haki Abazi, gjatë intervistës dhënë për Telegrafin ka zbërthyer disa nga procese të cilat e presin Kosovën pas zgjidhjes së çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Abazi tha se heqja e ‘lakut’ të Asociacionit hap shumë dyer si për procesin franko-gjerman edhe për çështje tjera.


“Heqja e lakut të Asociacionit e hap derën për procesin franko-gjerman. E dyta është që diskutimi mbi Ballkanin është diskutim mbi sigurinë dhe ombrellën e sigurisë pas luftës në Ukrainë. Me këtë ne duhet të hapim derën për njohje të pesë vendeve, ose pajtueshmërinë e plotë që ato nuk do të bllokojnë në Integrimin Evropian”, ka thënë Abazi.

Haki Abazi gjatë intervistës në emisionin ‘Përballje’, foto: Ridvan Slivova

Sipas tij, nuk është vetëm fjala për njohje nga këto pesë shtete, por siç theksoi ai e rëndësishme është zhbllokimi që këto shtete të lëvizin dhe Kosova të bëhet pjesë e NATO-s, anëtarësimi në Këshillin e Evropës, dhe dinamizimi i procesit integrues në BE, etj.

Por, deputeti i LVV-së shton se krejt kjo është e kotë nëse nuk ka pako të fuqishme financiare.

"Nuk pres të ketë marrëveshje të shpejtë", Abazi: Kosova është ngufatur nga Asociacioni, ky është kurthi më i madh që nga pavarësia
Lexo po ashtu "Nuk pres të ketë marrëveshje të shpejtë", Abazi: Kosova është ngufatur nga Asociacioni, ky është kurthi më i madh që nga pavarësia

“Ne nuk jemi në proces të shtet-formimit të integrimit evropian pse kjo është vetëm dëshirë, ky është edhe interes dhe normalisht që kërkesat tona duhet të jenë konkrete, specifike me plan të përgatitur. Një prej kërkesave duhet të jetë transformimi i sektorit të energjisë që 100 për qind të kthehemi në energji të rinovueshme…Momentumi është që të dilet me një pako 10 miliardësh dhe me kërkesë ndaj BE-së për rinovimin e shtëpive, izolimin e shtëpive, vendosjen e paneleve solare, ndërrimin e teknologjisë, transport të Kosovës, subvencionimin e makinave nga motor me djegie tek ato me energji të rinovuar. Krejt këto mund jenë kërkesë e pakos. Me kërkesat tona, një marrëveshje prej së cilës fiton Serbia duhet të fitojmë dhe ne”, tha Abazi për Telegrafin.

Ai po ashtu foli edhe për problemin e objekteve fetare të komunitetit serbë në vend.

“Këtu është një problem, edhe pse unë jam në anën e respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Problemi që është këtu, është që kjo marrëveshje, dhe ky zotim duhet të ketë një fazë të ardhshme e cila nuk lejon krijimin e një precedenti, i cili të gjitha vendimet e marra në kohën e Millosheviqit të mos kthehen e të bëhen të tilla…”, ka thënë Abazi.

Haki Abazi gjatë intervistës në emisionin ‘Përballje’, foto: Ridvan Slivova

Tutje shtoi se: “Qëllimi është që të krijohet një precedent, që mandej vendimet e Millosheviqit të bëhen të plotfuqishme në bazë të këtij precedenti qoftë këtu, qoftë në Gjykata Ndërkombëtare. Kjo realisht kërkon një formë tjetër të qasjesh, pikërisht për shkak të mos përdorimit të Kishës serbe si instrument i destabilizimit”. /Telegrafi/