Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi, i ftuar në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com ka folur për dinamizimin e dialogut dhe marrëveshjen finale Kosovë-Serbi dhe presionin ndërkombëtar për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në intervistën me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, Abazi ka thënë se rikthimi i çështjes së Asociacionit është grackë në të cilën ka rënë ekipi negociues i Kosovës, por edhe BE-ja.
Sipas tij, Asociacioni dhe tensionet e krijuara herë pas here në veri po përdoren si hapësirë në të cilën manovron presidenti serb, Aleksandar Vuçiq për të mos bërë reforma të sistemit të sigurisë dhe drejtësisë në Serbi.
“Këto reforma janë obligim në procesin integrues evropian. Ai duke e problematizuar çështjen e Kosovës po kërkon hapësirë që të kalojë në procesin reformues me lehtësi pa i bërë presion”, deklaroi Abazi.
Sa i përket dialogut Abazi tha se ka dinamizim të këtij procesi, por se nuk pret të ketë marrëveshje të shpejtë me Serbinë pasi, siç tha, Kosova është e ngufatur nga çështja e Asociacionit dhe se kjo është padrejtësia më e madhe që i është bërë që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.
“Nuk ma merr mendja që jemi duke shkuar shpejt drejt një marrëveshje finale. Por, ajo që po ndodh është një proces në vdekje klinike, që e ka konsumuar veten për më shumë se një dekadë, ka hyrë në një dinamikë tjetër. Plani evropian është një pikënisje e rinisjes dinamike të dialogut Kosovë-Serbi me një involvim të Gjermanisë, Francës dhe SHBA-së, edhe pse kjo e fundit ka qenë e involvuar edhe në të kaluarën, por brenda një formati të dialogut që nuk ka prodhuar shumë rezultate, pikërisht sepse SHBA-ja nuk ka qenë e involvuar direkt në dialog për të mos involvuar Rusinë në anën tjetër. Pas luftës në Ukrainë, gjërat kanë ndryshuar. Në përputhje gjithashtu me ndryshimet politike që kanë ndodhur në Kosovë, ka sjell deri të riformatimi dhe dinamizimi i dialogut”, tha ai.
“Besoj se ka dinamizim të dialogut, por nuk pres të ketë marrëveshje të shpejtë me Serbinë. Kjo për faktin se Kosova është ngufatur plotësisht nga çështja e Asociacionit dhe ky është kurthi më i madh që i ka ndodhur Kosovës që nga shpallja e pavarësisë. Dhe duke e pasur parasysh që Serbisë po i konvenon kjo, po vazhdon ta mbajë si një ndër çështjet kryesore të cilat stagnojnë Kosovën në lëvizje dhe mbajnë status quo-n brenda formatit të vjetër të dialogut”.
Sipas tij, Serbia do të vazhdojë përpjekjet për ta mbajtur dialogun në status quo dhe “ky është dështimi i fazës së fundit të dialogut të dy viteve të qeverisjes tonë”.
“Përkundër insistimit që dialogu të rifillojë në parime të reja, është vazhduar në të njëjtit binarë dhe kjo ka prodhuar krizën e targave dhe të barrikadave. Serbia duke tensionuar situatën në veri ka kërkuar mbrojtje shtesë për serbët atje, pasi pretendon se Qeveria në Prishtinë mund të ketë pretendime për, siç thonë ata, pastrimin e veriut nga serbët. Ky formulim sikur ka pirë ujë në Evropë dhe tani nga të gjitha marrëveshjet është insistuar që të formohet Asociacioni si një premtim i lehtë i Vuçiqit që nëse arrihet kjo ai do të bëjë kredi politike të mjaftueshme për t’i vendosur sanksione Rusisë”.
“Ky premtim ndaj bashkësisë evropiane është shumë i rëndësishëm për ta shkëputur Serbinë nga linja e kontrollit rus, që përbën çështjen thelbësore të sigurisë në Ballkan. Rrjedhimisht parametrat e analizës dhe angazhimit të BE-së dhe SHBA-së janë ato të sigurisë, jo më të zgjidhjes së konfliktit për hir të Kosovës dhe Serbisë, por për shkak të përkufizimit të një krize të mundshme që Rusia mund ta përdor për ta shpenzuar energjinë e NATO-s në një krizë që mund të niset në Ballkan”, u shpreh mes tjerash Abazi.
Abazi ka folur për tema tjera aktuale si dhe ka zbërthyer proceset të cilat e presin Kosovën. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre