LAJMI I FUNDIT:

Vedat Muriqi me mesazh thumbues për Real Madridin pas triumfit të Mallorcas

Vedat Muriqi me mesazh thumbues për Real Madridin pas triumfit të Mallorcas

Mallorca fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Real Madridit në kuadër të javës së 20-të në La Liga.

Goli i minutës së 13-të fillimisht u mendua se ishte shënuar nga Vedat Muriqi, por në fund u bë e ditur se ishte auto-gol nga Nacho Fernandez.

Mirëpo, rëndësia e kësaj për Mallorcan ka të bëjë me tri pikët e fituara, ashtu edhe për reprezentuesin e Kosovës.


Mallorca 1-0 Real Madrid, nota e Vedat Muriqit dhe lojtarëve të tjerë
Lexo po ashtu Mallorca 1-0 Real Madrid, nota e Vedat Muriqit dhe lojtarëve të tjerë

Muriqi ka lëshuar një thumb për Real Madridin pas ndeshjes duke thënë: “Këtu jemi në shtëpinë tonë, këtu vlejnë rregullat tona”.

Me këtë fitore, Mallorca gjendet në vendin e dhjetë me 28 pikë, ndërsa Real Madridi po distancohet nga lideri i tabelës, Barcelona – pasi ka 45 pikë, gjashtë më pak se rivali i përjetshëm që po luan aktualisht me Sevillan.

Sulmuesi 28 vjeçar ka shpërthyer në këtë sezon si lojtar i rregullt i Mallorcas, duke shënuar tetë gola dhe ka një asistim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori