LAJMI I FUNDIT:

“Foleja” e Shkëndisë në gjendje të mjerueshme, Tetova vuan për stadium

“Foleja” e Shkëndisë në gjendje të mjerueshme, Tetova vuan për stadium

Tetova vazhdon të mbetet pa një stadium të mirëfilltë dhe që plotëson standardet e duhura. “Foleja” e KF Shkëndija vazhdon të mbetet në gjendje të mjerueshme. Kryetari i Komunës Bilall Kasami, atë që e tha vitin e kaluar e përsërit sërish, se punët punët e riparimit do të duhet të fillojnë brenda këtij viti.

“Jemi në bisedime, ajo tash më çka është e qartë ka të bëj në marrëveshjen mes komunës dhe kompanisë koncesionere, në këtë rast Ekolog. Kemi një dakordsim parimor në mënyrën se si më tutje do vazhdojnë bisedimet, por sigurisht diskutohen edhe mundësitë ligjore edhe koncesioneri i shqyrton ato mundësi ligjore që ja kemi ofruar ne si komunë e Tetovës, të jetë e realizueshme juridikisht dhe në momentin kur do kemi diçka konkrete do të dalim edhe para opinionit me zgjidhjen që ofrojmë të stadiumit por edhe Shkëndijës si klub i rëndësishëm për Tetovën edhe tetovarët. Pritet që brenda muajve të kemi një marrëveshje përfundimtare edhe punët të fillojnë brenda vitit”, deklaroi Bilall Kasami.

Kasami edhe 1 vit më parë tha njësoj, se brenda vitit të fillojnë punimet.


“Jemi në kontakt të rregullt me kopanin koncesioner e cila duhet të merr aktivitete për rikonsktriminin e stadiumit , ka pasur disa kërkesa të cilët jemi në shqyrtim edhe në zgjidhje të atyre problemeve të cilët janë paraqitur edhe unë besoj që brenda këtij viti do të kemi mundësi edhe fillimin e punëve për rikonstrimimin për stadiumin e qytetit.” – pohoi Bilall Kasami – kryetar i Komunës së Tetovës.

Ka vite që premtohet se stadiumi i Tetovës se do të rregullohet, por deri më tani është rregulluar vetëm fusha e gjelbër dhe ndriçimi publik.

Ndryshe për shkak mos plotësimit të kushteve Shkëndija e Tetovës çdoherë është e detyruar që ndeshjet ndërkombëtare i zhvillojë në Shkup./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Ish-bashkëshorti e dogji me benzinë, mjekët e QSUT tregojnë gjendjen e 31-vjeçares

Ish-bashkëshorti e dogji me benzinë, mjekët e QSUT tregojnë gjendjen e 31-vjeçares

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Vazhdon mbledhja e Ramës me socialistët në Dajt, a do të ndryshojë ministrat?

Vazhdon mbledhja e Ramës me socialistët në Dajt, a do të ndryshojë ministrat?

Lajme
Haradinaj kritikon Qeverinë: Goditja e mësuesve në xhep dhe dinjitet vazhdon edhe këtë vit shkollor

Haradinaj kritikon Qeverinë: Goditja e mësuesve në xhep dhe dinjitet vazhdon edhe këtë vit shkollor

Arsim
Lajçak: S’ka vullnet politik për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përparimi i saj varet pas zgjedhjeve në Kosovë

Lajçak: S’ka vullnet politik për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përparimi i saj varet pas zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori