LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi largon nga rendi i ditës shkarkimin e bordit të KPMM-së

Kuvendi largon nga rendi i ditës shkarkimin e bordit të KPMM-së

Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës në seancën e së enjtes ka larguar nga rendi i ditës shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Shkarkimin e këtij bordi e kishte kërkuar Komisioni për Ekonomi, Tregti dhe Industri, nën arsyetimin për shkelje të ligjit dhe mënyrën se si ka funksionuar ky bord deri tash.


Ky rekomandim i Komisionit pritet të shqyrtohet në një seancë tjetër, raporton Telegrafi.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se kjo po bëhet për shkaqe procedurale.

“Komisioni funksional e ka edhe një procedurë që duhet ta zbatojë në përputhje me rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës”, tha ajo.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, e ka akuzuar për korrupsion Qeverinë duke thënë se vetë e ka emëruar bordin që tash po kërkon ta shkarkojë.

“Kur keni ardhur në qeverisje keni thënë që do të ketë zero korrupsion. Tash një bord qe vetë e keni emëruar po dëshironi ta shkarkoni për korrupsion. Keni skandale të korrupsionit më shumë se secila qeveri e kaluar”.

Kurse, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se veprimin lidhur me shqyrtimin për shkarkimin e bordit e sheh më shumë “si luftë kundër korrupsionit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori