LAJMI I FUNDIT:

Despotovski: Fabrika “E-Go” në Tetovë fillon të ndërtohet këtë vit, përfundon në 2024

Despotovski: Fabrika “E-Go” në Tetovë fillon të ndërtohet këtë vit, përfundon në 2024

Këtë vit pritet të nisë ndërtimi i fabrikës “E-Go” për prodhimin e veturave elektrike në Tetovë. Projektin e këtij investimi kapital e paralajmëruan në gusht të vitit të kaluar kryeministri Kovacevski, Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, disa ministra si dhe investitori Lazim Destani.

“Ky investim është i një rëndësie të madhe për shtetin, por edhe për ekonominë lokale dhe zhvillimin e potencialit njerëzor në Tetovë dhe në vend. Me këtë investim të rëndësishëm, Maqedonia e Veriut edhe një herë konfirmon se është një vend që ofron kushte të shkëlqyera për investitorët, me një klimë të qëndrueshme ekonomike dhe politike në të cilën kompanitë ndërkombëtare si “Next e-GO” kanë një partner të besuar.”- dekklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

“Unë jam tepër i gëzueshëm që edhe jam mirënjohjes kompanisë që zgjodhi 13 gushtin si një moment tepër i rëndësishëm për dhënien fund të luftës edhe hapjes së shtegut të ardhmërisë paqes, ne për 21 vite jemi kontribues të pandarë ashtu siç thotë Ajnshtajni, jeta është si ta ngasësh biçikletën po u ndale e humb balancin dhe rrëzohesh.”- tha Ali Ahmeti, Kryetar BDI


Fabrika do të ndërtohet në këtë hapësirë të Zonës teknologjike industriale zhvillimore të Tetovës.
Drejtori i ZTIZh Jovan Despotoski shpjegon për TV21 se përse u prolongua nisja e punëve ndërtimore.

“Ideja fillestare dhe parcela në vetë atë zonë dhe për shkak të ndryshimeve të projektit, rezultoi si joadekuade, sepse është ngushtë. Disa muaj punuam për gjetjen e një zgjidhjeje, ngaqë zona është e madhe por edhe projekti, u munduam me përfaqësuesit e zonës, ngaqë zona është publiko-private, por ishin shumë kooperativ edhe përfaqësuesit e zonës.”- pohoi Jovan Despotovski – drejtor i ZTIZH.

Ai thotë se ka pasur problem me parcelën ku u vu gur themeli dhe se tani është gjetur zgjidhja në një parcelë tjetër pranë saj dhe se punimet fillojnë së shpejti, por gjithashtu premtoi se do të përfundojnë në afatin e paraparë, në vitin 2024.

“Gjetëm zgjidhje që nënkupton bashkim të katër parcelave tjera, jo parcela ku ishte gurëthemeli po pranë saj, faktikisht këto parcela kanë pamje kah autostrada. Procedura për bashkim mendoj se është kah fundi dhe atë që di është gjithashtu se vetë kompanija bisedon me disa kompani vendore për pjesën e punëve ndërtimore kështu që mendoj se relativisht shpejt do të fillojnë punët në terren.”- tha Jovan Despotovski – drejtor i ZTIZH.

Sipas Despotovskit ky investim do ta përforcojë perceptimin për RMV-në për investime të ardhshme edhe më serioze. Përndryshe investimi kap vlerën prej 130 milionë euro, ndërsa parashihet të krijojë 900 vende të reja pune. Makina elektrike “E-Go” do të jetë makina e parë elektrike që do të prodhohet e plota në vendin tonë. Kompania është gjermane, ndërsa fabrika pritet të ka një kapacitet prodhimi prej 30 mijë makina në vit./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Ish-bashkëshorti e dogji me benzinë, mjekët e QSUT tregojnë gjendjen e 31-vjeçares

Ish-bashkëshorti e dogji me benzinë, mjekët e QSUT tregojnë gjendjen e 31-vjeçares

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Lajçak: S’ka vullnet politik për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përparimi i saj varet pas zgjedhjeve në Kosovë

Lajçak: S’ka vullnet politik për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përparimi i saj varet pas zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Osmani thekson nevojën për barazi në bisedimet Kosovë-Serbi: Tavolina e dialogut është e përmbysur

Osmani thekson nevojën për barazi në bisedimet Kosovë-Serbi: Tavolina e dialogut është e përmbysur

Lajme
Haradinaj kritikon Qeverinë: Goditja e mësuesve në xhep dhe dinjitet vazhdon edhe këtë vit shkollor

Haradinaj kritikon Qeverinë: Goditja e mësuesve në xhep dhe dinjitet vazhdon edhe këtë vit shkollor

Arsim
Kalo në kategori