LAJMI I FUNDIT:

Mësohet arsyeja e largimit të Cancelos nga City: Raporti me Guardiolan është bërë i pariparueshëm

Mësohet arsyeja e largimit të Cancelos nga City: Raporti me Guardiolan është bërë i pariparueshëm
(Foto: Manchester City FC)

Joao Cancelo pritet të largohet nga Manchester City, si pasojë e një zënke me trajnerin Pep Guardiola gjatë stërvitjeve.

Mbrojtësi i krahut do të huazohet te Bayern Munichu, ndërsa arsyeja për këtë largim janë mospajtimet me strategun spanjoll – shkruan Daily Mail.

Ai kishte reaguar me nervozizëm pasi kishte mësuar se nuk do të përfshihej në njëmbëdhjetëshin startues në sfidën e FA Cup kundër Arsenalit që u zhvillua të premten mbrëma.


Cancelo ka qenë i zëshëm javët e fundit për mungesën e minutazhit të lojës dhe është bërë rëndues për skuadrën, derisa raporti i tij me Guardiolan u përkeqësua gradualisht pas Kampionatit Botëror.

(Foto: Manchester City FC)

28-vjeçari kërcënoi se do të largohej nga klubi dhe aq e rëndë ishte situata saqë City ia dha dritën e gjelbër për të gjetur klub të ri, meqenëse raportet mes lojtarit dhe trajnerit ishin të pariparueshme.

Bayerni e ka opsionin e nënshkrimit afatgjatë me portugezin në fund të sezonit për 61 milionë funte (69.5 milionë euro).

Cancelo ka pasur diskutime të nxehta me Guardiolan dhe ka startuar vetëm në tri nga 10 ndeshjet që kur u kthye nga detyra ndërkombëtare në Katar. Marrëdhënia me trajnerin ka qenë e tensionuar dhe është vërejtur në disa ndeshje, por ka arritur pikën e thyerjes para përballjes ndaj Topçinjve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
Skautët e Chelseat vëzhgojnë nga afër Edon Zhegrovën, planifikohet transferimi në janar

Skautët e Chelseat vëzhgojnë nga afër Edon Zhegrovën, planifikohet transferimi në janar

Premier League
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Kalo në kategori