Tetovë, Gostivar, Çair: Për gjashtë muaj 439 nxënës shpërngulen jashtë vendit
Sociologu Pajaziti: Këto shifra janë trishtuese
143 nxënës të shkollave fillore dhe 59 nxënës të shkollave të mesme të Tetovës, vetëm gjatë këtij viti shkollor, kanë marrë fletëshpërngulje si arsye emigrimit. Shumica e tyre, sic njofton KlanM, kanë shkuar për në Gjermani por edhe shtete tjera si Italia dhe Zvicra.
E situata thuajse e njëjtë është edhe në Gostivar, ku 115 nxënës nga 10 shkolla fillore të Gostivarit, së bashku me prindërit e tyre, në kërkim të një jete më të mirë, janë larguar dret perëndimit.
Sociologu Ali Pajaziti, sic njofton KlanM, këtë dukuri e shikon si çështje jo vetëm ekonomike por multi kauzale.
“Kjo është çështje multi-kauzale, duke filluar nga papunësia, mosfunksionimi i shtetit, çështja e sigurisë dhe shumë gjera tjera ndikojnë tek të rinjtë dhe thonë se ky shtet nuk behet dhe se nuk ka perspektivë dhe ardhmëri”, thotë sociologu, Ali Pajaziti.
E ngjashme është situata edhe në Komunën e Çairit, ku siç njofton KlanM, 60 nxënës të shkollave fillore kanë marrë fletëshpërngulje si shkak i emigrimit vetëm në këtë vit shkollor. Vetëm nga Shkolla Fillore “Vasill Gllavinov” të kësaj komune janë shpërngulur 27 nxënës. Nga 6 nxënës janë shpërngulur nga Shkollat Fillore “Hasan Prishtina” dhe “Tefejuz”, nga 5 nxënës nga Shkollat Fillore “Ismail Qemali” dhe “Imri Elezi” nga 4 nxënës nga Shkollat fillore “Kongresi i Manastirit” dhe “Liria”, dhe 3 nxënës nga Shkolla Fillore “7 marsi”. Tek shumica e kërkesave për shpërngulje kryeson shteti i Gjermanisë.
(3:50) “Shifrat janë trishtuese, brenda gjashtë muajve të shpërngulen 400-500 familje nuk është pak, ne shohim çdo ditë shtëpi ku fiken dritat dhe më nuk ndizen, gjithnjë e më tepër kemi shtëpi të pa banuara dhe më gjase do të na kapë sindromi i vendbanimeve të zbrazura”, tha Pajaziti.
Shifra të ngjashme vërehen edhe tek Komuna më të vogla. Sipas informacioneve zyrtare nga Komuna e Bogovinës, sic njofton KlanM, janë shpërngulur 47 nxënës kurse nga Komuna e Zhelinës – 15 nxënës nga tri shkolla fillore të cilët kanë marrë fletëshpërngulje si shkak i emigrimit kryesisht për në Gjermani./KlanMacedonia
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare