Dy gratë të cilat u plagosën të shtunën nga arma e zjarrit në rrugën “Besa- Besë”, në Fushë Kosovë janë jashtë rrezikut për jetë, por kanë lëndime serioze.
Kështu tha në një prononcim për Telegrafin doktori kujdestar, Ejup Govori, i cili tregoi se pacientja e lindur në vitin 1959 për momentin është në një intervenim kirurgjik.
Ai po ashtu tregoi se pacientja tjetër është në gjendje stabile dhe gjendet në emergjencë, duke iu kryer ekzaminimet të tjera.
“Gjendja shëndetësore e grave të plagosura ishte stabile por lëndimet janë serioze. Njëra paciente e cila është e vitit 1959 është transferuar në sallë të operacionit për intervenim kirurgjik nga kirurgu abdominal dhe ortopedi, d.m.th në bark dhe në ekstremitete. Ndërsa, pacientja tjetër është stabile, mirëpo është ende duke qëndruar në emergjencë dhe janë duke u kryer konsultat e mëtutjeshme”, ka thënë Govori.
Të shtunën në mesditë janë plagosur dy gra nga arma e zjarrit në rrugën “Besa Besë”, në Fushë Kosovë. I dyshuari është arratisur, ndërkaq identiteti i tij është i njohur për policinë.
Lajmin për Telegrafin e kishte konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, të plagosurat janë dërguar menjëherë për tretman mjekësor.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se mbi të dyshuarin për plagosjen rëndojnë veprat “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
“Ju njoftojmë se me të pranuar informatën, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes me njësite e tjera relevante, ku sipas informatave fillestare mund t’iu njoftojmë se nga të shtënat me arme zjarri nga një i dyshuar, janë plagosur dy femra të cilat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar në drejtim të veprave penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje’ ”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak