LAJMI I FUNDIT:

Plagosja e dyfishtë në Fushë Kosovë, Prokuroria jep detaje

Plagosja e dyfishtë në Fushë Kosovë, Prokuroria jep detaje

Të shtunën janë plagosur dy gra nga arma e zjarrit në rrugën “Besa Besë”, në Fushë Kosovë, ndërsa i dyshuari, i njohur për policinë është arratisur. 

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë Laureta Ulaj ka bërë të ditur për Telegrafin se mbi të dyshuarin për plagosjen rëndojnë veprat “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

“Ju njoftojmë se me të pranuar informatën, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes me njësite e tjera relevante, ku sipas informatave fillestare mund t’ju njoftojmë se nga të shtënat me arme zjarri nga një i dyshuar, janë plagosur dy femra të cilat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar në drejtim të veprave penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se janë duke punuar ngushtë me policinë rreth ndriçimit të plotë të rastit.

https://telegrafi.com/plagosja-e-dy-grave-ne-fushe-kosove-dyshuari-ne-arrati/
Lexo po ashtu https://telegrafi.com/plagosja-e-dy-grave-ne-fushe-kosove-dyshuari-ne-arrati/

“Ne koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sigurimit të prezencës së të dyshuarit në procedure penale, si dhe për t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ulaj.

Edhe nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar (i cili është identifikuar) si dhe në ndriçimin e plotë të rastit. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori