LAJMI I FUNDIT:

“Shiu i Prishtinës” në Javën e Modës në Paris – Rita Ora shkëlqen në të kaltër në ditën me shi të kryeqytetit francez

“Shiu i Prishtinës” në Javën e Modës në Paris – Rita Ora shkëlqen në të kaltër në ditën me shi të kryeqytetit francez

Rita Ora bëri një shfaqje të mrekullueshme teksa mbërriti në shfaqjen e markës “Fendi” gjatë Javës së Modës në Paris të enjten.

Këngëtarja 32 vjeçe, tregoi stilin e saj të patëmetë e veshur me një fustan blu që binte në sy, me zinxhir, me një jakë dhe një detaj të prerë, shkruan DailyMail.

Ajo e ngriti lartësinë e saj me një palë çizme të çuditshme me platformë akua, ndërsa për aksesorë kishte zgjedhur një palë vathë argjendi.


Rita kishte aplikuar një makijazh të bronztë që theksonte tiparet e saj natyrale, ndërsa kishte zgjedhur një buzëkuq të kaltër për të kompletuar pamjen.

Rita Ora duket e mrekullueshme si nuse
Lexo po ashtu Rita Ora duket e mrekullueshme si nuse

Interpretuesja e hitit “Poison” i kishte lënë flokët e saj të ata në valë të lirshme nëpër supet e saj, ndërsa pozonte për disa fotografi.

Më herët gjatë ditës, Rita doli e veshur me një xhaketë lëkure të zezë, pantallona të shkurtra dhe çizme të mëdha.

Rita Ora publikon 'trailerin' e klipit të ri, shfaqet si nuse dhe me një sërë figurash publike në krah
Lexo po ashtu Rita Ora publikon 'trailerin' e klipit të ri, shfaqet si nuse dhe me një sërë figurash publike në krah

Ajo e fshehu fytyrën e saj pas një palë syze dielli të mëdha teksa po dilte nga hoteli “Lutetia” në Paris.

Kjo paraqitje e saj vjen një ditë para se Ora të publikojë këngën e saj më të re “Yoyu Only Love Me”.

Kënga në fjalë është një dedikim dashurie për bashkëshortin e saj, Taika Waititi, në klipin e së cilës shqiptarja do të shfaqet e veshur si nuse.

Kjo këngë do t’i paraprijë albumit të tretë në karrierën e Ritës, i cili do të publikohet gjithashtu këtë vit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Magazina
Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina
Kalo në kategori