LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora duket e mrekullueshme si nuse

Rita Ora duket e mrekullueshme si nuse

Rita Ora ka ngacmuar edhe një herë imagjinatën e fansave me disa fotografi nga prapaskenat e klipit të saj më të ri.

Këngëtarja, 32 vjeçe, e cila do të publikojë këngën e saj të re “You Only Love Me” më 27 janar, dukej mahnitëse me fustanin e nusërisë nga marka “YSL” të vitit 1987 dhe një duvak të bardhë.


Pamja prej nuseje e Ritës vjen pasi ajo u martua me regjisorin Taika Waititi në gusht të vitit 2022, shkruan DailyMail.

Flokët e saj bionde ishin stiluar në një topuz me kaçurrela dramatike me makijazh të theksuar dramatik, teksa ajo sinkronizonte një klip të këngës së saj të ardhshme.

Rita Ora publikon 'trailerin' e klipit të ri, shfaqet si nuse dhe me një sërë figurash publike në krah
Lexo po ashtu Rita Ora publikon 'trailerin' e klipit të ri, shfaqet si nuse dhe me një sërë figurash publike në krah

Në mbishkrimin e postimit, Rita shkroi: “Çfarë ndodh kur një ëndërr duket oh kaq shumë reale? Vetëm në një fustan dasme ‘YSL’ të vitit 1987 sigurisht”.

Në fillim të këtij muaji, Rita njoftoi fillimisht se do të publikonte një këngë të re, duke publikuar një klip të ëmbël me bashkëshortin Taika teksa shikonin fishekzjarre së bashku në natën e Vitit të Ri.

Paraqitjet më 'të nxehta' të Rita Orës në klipet e saj ndër vite: Nga puthja me Chris Brownin e deri te ekspozimi 'topless'
Lexo po ashtu Paraqitjet më 'të nxehta' të Rita Orës në klipet e saj ndër vite: Nga puthja me Chris Brownin e deri te ekspozimi 'topless'

Klipi u shfaq për disa sekonda nën ritmet e këngës së re të Ritës, teksa në mbishkrimin e saj, 32-vjeçarja shkroi: “Befasi. Po kthehem, ‘You Only Love Me’ XX/01/23 #RO3”.

Rita dhe Taika u martuan në një ceremoni të vogël në Londër gushtin e kaluar.

Një burim i tha në atë kohë tabloidit britanik The Sun: “Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë”.

Ata fillimisht u lidhën me njëri-tjetrin në prill të vitit 2021 dhe debutuan si çift në tapetin e kuq të premierës së filmit “The Suicide Squad” në Los Angeles. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
Kalo në kategori