Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po bëhet gati për rikthimin e madh.

Ajo ka paralajmëruar se më 27 janar do të publikojë këngën e saj më të re me titull “You Only Love Me”.

Kjo këngë do t’i paraprijë albumit të saj të tretë në ardhje, i cili gjithashtu do të publikohet këtë vit, pas një pritje pesë vjeçare nga albumi i saj i dytë.

Foto: Rita Ora/Instagram

Artistja ka publikuar në rrjetet sociale tashmë edhe ‘trailer’-in e klipit, i cili do të jetë i gatshëm për publikun në vetëm dy ditë.

Vetura me targat e personalizuara 'Rita Ora' shpallet në kërkim nga Policia Angleze për vrasjen e një të riu në Londër Vetura me targat e personalizuara 'Rita Ora' shpallet në kërkim nga Policia Angleze për vrasjen e një të riu në Londër

Ajo gjithashtu publikoi disa sekuenca, ku shfaqeshin shoqet e saj të Hollywoodit, Lindsay Lohan dhe Kristen Stewart, të cilat i bënin nga një dedikim Ritës në klipin e ri – në të cilin ajo do të shfaqet su nuse.

Reklama
Reklama

Foto: Rita Ora/Instagram

“Urime për ditën tuaj të madhe! Jam shumë e emocionuar për ty, më vjen shumë keq që nuk ia dal dot. Por e di që do të jetë e mrekullueshme, të dua shumë dhe mezi pres të shoh fustanin”, thotë Lindsay në video.

Ndërkohë diku në një sekuencë tjetër, Kristen, 32 vjeçe, thotë: “Rita sapo pata ëndrrën më të çmendur që ti po martoheshe dhe unë nuk isha atje…”.

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Ngacmimi përfundon me Ritën të veshur me vello nusërie duke ecur në një rrugë, ndërsa një grup femrash të ftuara në dasmë e ndjekin atë.

Paraqitjet më 'të nxehta' të Rita Orës në klipet e saj ndër vite: Nga puthja me Chris Brownin e deri te ekspozimi 'topless' Paraqitjet më 'të nxehta' të Rita Orës në klipet e saj ndër vite: Nga puthja me Chris Brownin e deri te ekspozimi 'topless'

Kënga e zhanrit pop shënon rikthimin e saj në muzikë, pas një mungese të gjatë në aspektin e prurjeve muzikore.

Reklama

Foto: Rita Ora/Instagram

Reklama

Ora e bëri premtimin e saj për fansat gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri në shtatorin e vitit të kaluar, ku edhe mbajti një koncert në Tiranë.

E pyetur se çfarë po bënte në Shqipëri, ajo tha në tetor: “Një album i ri – janari i vitit të ardhshëm. Do të jetë e mrekullueshme. Më shumë muzikë dhe një film. Ëndrra ime është t’u tregoj të gjithëve se ju mund të bëni më shumë se një gjë”.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Mund të jesh muzikant, aktor, kërcimtar, nënë, hallë në të njëjtën kohë. Unë dua të provoj dhe të bëj gjithçka”, kishte deklaruar këngëtarja. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Reklama