Para zgjedhjeve në të dyja vendet, autoritetet sllovene dhe ato serbe kanë ndihmuar njëra-tjetrën në gjetjen e të dhënave me të cilat kanë dashur të njollosin politikanët kryesorë të opozitës.
Siç shkruan portali slloven Necenzurirano, menjëherë pas hapjes së vendvotimeve, Partia Popullore Evropiane (EPP), grupi politik amë i SDS dhe NSI, kishte shprehur shqetësimin për ndërhyrje në zgjedhjet sllovene.
EPP-ja kishte drejtuar gishtin nga Rusia. Për këtë kishte folur edhe kryetari i SDS-së, Janez Jansha. Sipas tij, shqetësimi për ndërhyrjen e huaj në zgjedhjet sllovene ishte “pjesërisht i justifikuar”.
Me këtë deklaratë, Jansha e largoi vëmendjen, i cili në fakt u përpoq të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Slloveni. E kjo është Serbia, ku pushtetin absolut e mban presidenti Aleksandar Vuçiq, miku dhe aleati politik i Janshës, shkruan portali slloven, përcjell Telegrafi.
Ky portal zbulon se para zgjedhjeve, autoritetet sllovene dhe serbe kishin ndihmuar në gjetjen e të dhënave “komprometuese”, për të goditur politikanët kryesorë të opozitës në dy vendet. Këtë e dëshmojnë dokumentet që gazetarët dhe redaktorët e këtij portali kishin pranuar për t’i verifikuar si dhe disa dëshmi nga burime të ndryshme.
Objektivët kryesorë ishin kryeministri i tashëm slloven Robert Golob, i cili drejton qeverinë që nga qershori 2022 dhe ish-kryetari i Beogradit, Dragan Gjilas që është njëherësh drejtues i Partisë për Liri dhe Drejtësi (SSP) dhe opozitari kryesor në Serbi.
Necenzurirano kujton se Gjilas për disa vite është armiku numër një politik i Vuçiqit, prandaj sulmohet rregullisht nga tabloidet nga rrethi i tij.
Zyra Sllovene për Parandalimin e Pastrimit të Parave (UPPD), më pak se gjysmë viti para zgjedhjeve parlamentare në Serbi, filloi të kërkojë informacione për llogaritë bankare të Gjilasit në Slloveni dhe vende të tjera evropiane. Së shpejti, UPPD-ja filloi të merrte të dhëna për llogaritë, transaksionet dhe operacionet e kompanisë GEN-I, e cila drejtohej për disa vite nga Golob, që ishte favoriti i parë për të fituar zgjedhjet e prillit 2022.
UPPD-ja e cila në atë kohë drejtohej nga zyrtari i SDS-së, Damjan Zhugelj, nuk kishte as bazë ligjore dhe as autoritet për të marrë të dhëna të tilla. Sepse kompania GEN-I nuk kishte qenë asnjëherë nën hetim për shkak të dyshimeve për pastrim parash, vepra të mëparshme kriminale apo financim terrorizmi.
Media sllovene shkruan, se me sa duket këtë e dinin në Lubjanë, ndaj gjetën një rrugë të tërthortë përmes Beogradit. Këtë e dëshmon edhe fakti se disa ditë para zgjedhjeve sllovene, një pjesë e të dhënave të siguruara nga administrata serbe kanë dalë në formë selektive në mediet që drejtohen nga SDS-ja.
Kronologjia e ngjarjeve lejon mundësinë që të ketë qenë një marrëveshje në nivel shtetëror. Bashkëpunimi intensiv midis administratës sllovene dhe serbe filloi pasi Vuçiq vizitoi Forumin e Bledit në fund të gushtit 2021. Nuk dihet nëse ai i ka kërkuar ndihmë Janshës për t’u marrë me Gjilasin. Por disa muaj më herët, drejtori i Administratës në Serbi, Zheljko Radovanoviq, publikisht ka bërë të ditur se informacionet për Gjilasin do të vijnë përmes rrjetit ndërkombëtar të autoriteteve financiare, përcjell Telegrafi.
Administratat financiare në vendet e BE-së duan të kenë një justifikim të qartë për kërkesa të tilla. Radovanoviq i është referuar vetëm shkrimeve të medieve serbe, të cilat kontrollohen nga Vuçiqi. Kjo është arsyeja pse ata morën një rrugë tjetër në Beograd – përmes Sllovenisë.
Më 1 nëntor 2021, Vuçiq u takua sërish me Janshën, këtë herë në margjinat e konventës së OKB-së për klimën në Glasgow.
“Serbia dhe Sllovenia po forcojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat e jetës shoqërore”, kishte thënë Vuçiq.
Një javë më vonë, ai shpalli publikisht zbulimin e provave se “sa para i dhanë Gjilasit dhe Dragan Sholakut për lobistët që punuan për shqiptarët e Kosovës duke përkrahur bombardimet dhe tani po punojnë për të shkatërruar Republikën Srpska”.
Në të njëjtën kohë, kontaktet mes administratave tashmë ishin shumë intensive. Vitin e kaluar Zhugelj e vizitoi Beogradin të paktën dy herë, në nëntor 2021. Herën e parë ishte pjesëmarrës në konferencën për transaksionet ilegale dhe herën e dytë vizitoi administratën serbe.
“Vizita kishte të bënte me zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe ndërmjet zyrave dhe prezantimin e disa zgjidhjeve të fushën e teknologjisë”, thuhet në sqarimin UPPD-së.
Mirëpo, në fund të nëntorit 2022, zyra sllovene filloi procedurën penale kundër Gjilasit. Dokumentet konfirmojnë se UPPD-ja ka dashur të hetojë edhe disa anëtarë të familjes së tij. Nëpërmjet shkëmbimeve ndërkombëtare, ata kërkuan të dhëna nga Zvicra, ku operon kompania Multikom Open e Gjilasit, përcjell Telegrafi.
A filluan procedurën kundër Gjilasit në Lubjanë vetëm sepse në Serbi vlerësuan se do të ishte më e lehtë për një organ nga një anëtar i BE-së të merrte ndonjë informacion inkriminues për politikanin e opozitës.
Të dhënat e këtij portali slloven tregojnë Zhugelj ka udhëtuar në Serbi edhe disa muaj më vonë. Ai zyrtarisht po shkonte jashtë vendit “për analiza specifike operacionale dhe shkëmbimin ndërkombëtar të të dhënave dhe dokumentacionit që UPPD-ja filloi në nëntor”. Domethënë kur “e kapi Gjilasin”.
“Operacioni Gjilas” u pasua nga “Operacioni Golob”. Kësaj radhe në drejtim të kundërt: UPPD-në e ndihmoi një zyrë nga Serbia – dhe kjo sipas një modeli shumë të ngjashëm me atë të Gjilasit.
Në fillim të vitit 2022, Golob njoftoi hyrjen e tij në politikë. Në fund të janarit ai u bë president i partisë Gibanja Svoboda, e cila doli menjëherë në krye në sondazhet e opinionit publik. Vetëm pak ditë më vonë, Bojan Pozhar, aleati politik dhe punonjës mediatik i Janshës, publikoi një letër anonime për funksionimin e kompanisë GEN-I nga Beogradi, e cila ishte nënshkruar nga “punëtorët e shqetësuar” të saj. Duke marrë parasysh se kompania kishte vetëm katër punëtorë, ka shumë më tepër gjasa që letra anonime të ketë ardhur nga diku tjetër, ndoshta edhe nga Sllovenia.
Kaq ka mjaftuar që zyra serbe të fillojë të kërkojë informacione për llogaritë, transaksionet dhe biznesin e GENI-I në Ballkan. Nga Beogradi, ata kërkuan ndihmë nga autoritetet financiare nga Mali i Zi përmes shkëmbimeve ndërkombëtare. Ata deklaruan se u duheshin të dhënat për hetimet që po kryenin. Në të njëjtën kohë, ata mohuan se porosia origjinale kishte ardhur nga Lubjana.
Në Mal të Zi u befasuan kur kuptuan se të dhënat individuale që i dërguan Beogradit u shfaqën në Slloveni pak para zgjedhjeve të prillit. “Hetimi financiar ndërkombëtar”, për të cilin kanë shkruar mediet nga rrethi i SDS-së kur janë publikuar këto të dhëna, në fakt nuk ka ndodhur kurrë. Denoncimi iu dorëzua policisë nga zyra pak para nisjes së Zhugeljit.
Hetimi penal do të japë përgjigjen përfundimtare nëse dhe në çfarë mase ishte planifikuar keqpërdorimi i institucioneve shtetërore për nevojat politike të SDS-së para zgjedhjeve në Slloveni.
Në dhjetor 2022, Zyra Kombëtare e Hetimit konfirmoi se “po mbledhin informacione për arsye dyshimi se është kryer një vepër penale, për të cilën autori ndiqet sipas detyrës zyrtare”.
Kohë më parë, Zhugelj në një komunikatë për media i ka mohuar të gjitha akuzat për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare që i është paraparë me dënim me burg prej një deri në pesë vjet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje