LAJMI I FUNDIT:

Vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur këtë të mërkurë mbledhjen e 121-të me radhë, në të cilën ka miratuar disa vendime.

Kryeministri Albin Kurti ka treguar se gjithsej kabineti qeveritar ka miratuar 14 vendime.


Është aprovuar Programi Legjislativ i Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023, me 100 projektligje.

Është miratuar edhe Projektligji për Lirinë Fetare, siç tha kryeministri për të ruajtur diversitetin e për të garantuar të drejtën e lirisë së fesë.

Për zbatimin e masës 4.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike është miratuar ndarja e shtesës prej 60 euro për muajin janar për stafin shëndetësor.

Po ashtu Qeveria ka miratuar ndarjen e shtesës prej 50 euro për muajin janar për sektorin publik.

“Në qëllim të ngritjes së kapaciteteve energjetike, për organizimin e ankandit për panelet solare nga Ministria e Ekonomisë, miratuam bartjen e së drejtës së shfrytëzuesit në parcelat kadastrale në Komunën e Rahovecit”, ka njoftuar Kurti në Facebook.

“Për ndërtimin e Parkut me Panele Solare për prodhim të energjisë elektrike me kapacitet prej 100 MW, miratuam kërkesën për shpronësim të pronave në Kryshevc të Obiliqit dhe në Fushë Kosovë”.

Mes tjerash është miratuar edhe vendimi për masat emergjente në furnizim me energji.

“Me synim përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e efikasitetit në prodhimtarinë primare bujqësore, miratuam Projektligjin për Verërat. Miratuam Projektligjin për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar”.

“Emëruam anëtarët e Këshillit drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve. Për të ri-afirmuar pavarësinë institucionale dhe juridike të Akademisë së Drejtësisë, miratuam Koncept-dokumentin për Akademinë e Drejtësisë”.

Kabineti qeveritar ka emëruar edhe kryetarin e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

“Miratuam vendimin për shpronësim për projekte infrastrukturore në Komunën e Podujevës. Miratuam nismat për marrëveshje ndërkombëtare me Qeverinë e Konfederatës Zvicerane, si dhe Mbretërinë e Bashkuar”, ka përfunduar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori