LAJMI I FUNDIT:

Scholz mbron vendimin e ngadaltë për tanket – thotë se do të kishte qenë ‘gabim i rëndë’ të vepronte i vetëm

Scholz mbron vendimin e ngadaltë për tanket – thotë se do të kishte qenë ‘gabim i rëndë’ të vepronte i vetëm

Gjermania ishte nën presion prej ditësh për të miratuar dërgimin e tankeve në Ukrainë, duke bërë që kritikët të akuzonin Olaf Scholzin për pavendosmëri, raporton Sky News.

Duke komentuar shpejtësinë me të cilën u mor vendimi, kancelari gjerman tha: “E kemi marrë vendimin sot, dhe kam shfrytëzuar rastin e parë për të ardhur këtu në parlament”, transmeton Telegrafi.

“Do të ishte një gabim shumë i rëndë marrja e një vendimi të njëanshëm, është e rëndësishme të punohet në bashkëpunim me të tjerët”, shtoi kancelari gjerman.


Ai shtoi se aleatët, jo njoftimet për media, janë prioritet për arritjen e paqes në Evropë.

Gjermania do t’ia dërgojë Ukrainës tanket Leopard 2, Zelensky: Nuk bëhet fjalë për 5 apo 10 – kemi nevojë për më shumë
Lexo po ashtu Gjermania do t’ia dërgojë Ukrainës tanket Leopard 2, Zelensky: Nuk bëhet fjalë për 5 apo 10 – kemi nevojë për më shumë

Vendimi i Gjermanisë i ka hapur rrugën vendeve si Polonia, Spanja dhe Norvegjia, që të dërgojnë rezervat e tyre të tankeve Leopard, dhe ka të ngjarë që të bëhet një koalicion.

Në një pyetje, ai vazhdoi të mbrojë shpejtësinë e vendimmarrjes së tij.

“Është e rëndësishme të investohet kohë për të arritur koordinimin. Duhet të japim kontributin tonë dhe kjo është ajo që ne jemi të gatshëm të bëjmë”, tha ndër tjera Scholz.

Scholz gjithashtu bëri të ditur se vendi i tij do të mbështesë Ukrainën me armë, “për aq kohë sa të jetë e mundur”.

Ai tha se Gjermania do të vërë në dispozicion ndihma, për të ndihmuar në sigurimin e infrastrukturës energjetike dhe për të rindërtuar Ukrainën.

“Do të duhen vite dhe dekada, në të cilat komuniteti botëror duhet të ndihmojë Ukrainën në rindërtimin e vendit”, tha për fund Scholz. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Evropa
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Azia
Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Evropa
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Evropa
Kalo në kategori