LAJMI I FUNDIT:

Gjermania do t’ia dërgojë Ukrainës tanket Leopard 2, Zelensky: Nuk bëhet fjalë për 5 apo 10 – kemi nevojë për më shumë

Gjermania do t’ia dërgojë Ukrainës tanket Leopard 2, Zelensky: Nuk bëhet fjalë për 5 apo 10 – kemi nevojë për më shumë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar me kujdes ndaj raporteve se kancelari gjerman Olaf Scholz, ka rënë dakord të furnizojë Ukrainën me tanke luftarake Leopard 2.

“Shumë mund, fjalë dhe premtime”, tha ai në fjalimin e tij të përditshëm me video mbrëmë vonë, transmeton Telegrafi.


“Por është e rëndësishme të shihet realiteti”, shtoi presidenti ukrainas.

“Nuk bëhet fjalë për pesë, as dhjetë, as pesëmbëdhjetë tanke. Nevoja është më e madhe. Çdo ditë ne bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të plotësuar mungesën. Dhe unë jam mirënjohës për të gjithë ata që na mbështesin në këtë”, theksoi Zelensky

Për muaj të tërë, Zelensky i bëri thirrje Berlinit që t’i ofronte Kievit armë të rënda për t’iu kundërvënë forcave ruse.

Diskutimet për dorëzimin e tankeve tani duhet “të përfundojnë me vendime për forcimin e vërtetë të mbrojtjes sonë kundër terroristëve”, tha udhëheqësi ukrainas.

Pas javësh presioni në rritje ndaj Berlinit, burimet thanë të martën se qeveria gjermane kishte vendosur të furnizonte Ukrainën me tanke Leopard 2. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori