LAJMI I FUNDIT:

Nga një muaj paraburgim ndaj nëntë zyrtarëve të dyshuar për keqpërdorim lidhur me ndërtimin e stadiumit në Magure

Nga një muaj paraburgim ndaj nëntë zyrtarëve të dyshuar për keqpërdorim lidhur me ndërtimin e stadiumit në Magure

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik” dhe “Mashtrim”.

Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve K.S, XH.M, L.D, V.M, I.J, E.E, RR.O të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës, ndërsa të pandehurit D.G dhe M.B dyshohet se kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim nga neni 415 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës dhe veprën penale Mashtrimi nga neni 333 paragrafi 5 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës.


Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër nëntë të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.

Të pandehurit K.S, XH.M, L.D, V.M, I.J, E.E, RR.O, D.G dhe M.B dyshohen se në cilësinë e personave zyrtar  duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar kanë keqpërdorë detyrën zyrtare.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla: Arsenali i armëve që u kap në veri, mbetje nga grupi terrorist i Radoiçiqit

Sveçla: Arsenali i armëve që u kap në veri, mbetje nga grupi terrorist i Radoiçiqit

Siguri
Çitaku: Shkuarja në zgjedhje përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti nuk po duket opsion real

Çitaku: Shkuarja në zgjedhje përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti nuk po duket opsion real

Politikë
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë

Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë

Lajme
Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës, një ish-zyrtar policor ndalohet për intervistim

Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës, një ish-zyrtar policor ndalohet për intervistim

Lajme
Befason Muhaxheri: LVV dhe PDK janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve, më së largu më 7 korrik

Befason Muhaxheri: LVV dhe PDK janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve, më së largu më 7 korrik

Lajme
Kalo në kategori