Serbia ka bërë të ditur se do t`i duhet të marrë vendime të vështira ditët në vijim, vendime këto që kanë të bëjnë me Kosovën, përkatësisht planin evropian të propozuar si modalitet për një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Pranimi i konceptit të planit evropian, përveç një çështje, nënkupton se Serbia është e gatshme të diskutojë se si të shmanget një konflikt i ngrirë, tha kryeministrja Ana Brnabiq. Sipas saj, Serbia duhet të marrë disa vendime të vështira, dhe se plani do te diskutohet ne institucione.
Pas paralajmërimit se Serbia e ka pranuar implementimin e planit evropian, partitë pro-evropiane thonë se zgjidhja është e dëshirueshme, ndërkaq partitë nacionaliste i bëjnë thirrje Vuçiqit të shpjegojë se çfarë është ultimatumi dhe çfarë përmban plani.
Disa politikanë thonë se marrëveshja do të bëjë të mundur anëtarësimin e Kosovës në OKB. Deri sa detajet e planit nuk dihen, analistët thonë se thelbi dihet.
Milan Krstiq nga Fakulteti i Shkencave Politike, tha se parimi do të jetë një model i dy Gjermanive, disi i modifikuar sepse nuk do të kishte njohje formale, por do të kishte normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, pavarësisht nëse apo jo do të pranohet në OKB, tha Krstiq.
Ka mendime se Asociacioni është çështje e të gjitha çështjeve për qeverinë serbe, dhe do të kushtëzohet.
“Kjo çështje do të tregtohet. Kjo është arsyeja pse Asociacioni do të jetë e fundit, si çështje e nivelit të anëtarësimit të Kosovës në OKB, do të jetë – bëne Asociacionin, por pastaj edhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, thotë Dragan Popoviq nga Qendra për Politikë Praktike.
Në Serbi besohet se mesazhi kryesor i diplomateve perëndimor ishte se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet shpejt, në bazë planit Scholz-Macron, dhe se nuk do të ketë mirëkuptim për palën që nuk do të pranonte një zgjidhje të bazuar në atë plan.
Gjithashtu, në Beograd besohet se synimi i diplomatëve perëndimorë është që të zgjidhet çështja sa më shpejt për të parandaluar kalimin e konfliktit dhe destabilitetit nga Ukraina, pra ndikimin rus në rajon, raporton RTK.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A