Edhe susami ka hyrë zyrtarisht në listën e alergjenëve kryesorë në ushqim: Çfarë do të thotë kjo
Susami iu bashkua grupit të cilin e përbëjnë tetë alergjenë kryesorë në ushqim – qumështi, vezët, gaforret, frutat arrore, kikiriku, gruri dhe soja
Drejtoria Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave publikoi që susami t’i bashkohet listës së alergjenëve kryesorë në ushqim.
– Susami i bashkohet listës së alergjenëve kryesorë në ushqim të definuar në ligj si rezultat i Ligjit të sigurisë, shërimit, arsimimit dhe hulumtimit të alergjenëve në ushqim, e cila është nënshkruar më 23 prill të vitit 2021 – kumtoi FDA-ja, përcjell Telegrafi.
Susami në këtë mënyrë iu bashkua grupit të cilin e përbëjnë tetë alergjenë kryesorë në ushqim – qumështit, vezëve, peshkut, gaforreve, frutave arrore, kikirikut, grurit dhe sojës.
Sipas CNN, FDA ka disa vite që po shqyrton vendimin për farat e susamit.
Alergjitë e susamit prekin njerëzit e të gjitha moshave dhe mund të shfaqen si kollë, kruarje fyti, të vjella, diarre, skuqje në gojë, vështirësi në frymëmarrje dhe presion të ulët të gjakut, tha për CNN, Dr Robert Eitches, alergolog, imunolog dhe mjek në “Cedars-Sinai Medical Center”, Los Angeles.
“Kjo do të thotë se për 1.6 milionë amerikanë me një alergji kërcënuese ndaj susamit, jeta do të bëhet më e mirë duke filluar nga 1 janari 2023,” shtoi Jason Linde, nënkryetar i lartë i qeverisë dhe çështjeve të komunitetit në Food Allergy Research & Education.
– Për vite me radhë, njerëzit me një alergji kërcënuese për jetën ndaj susamit duhej të kërkonin përbërësit në pjesën e pasme të etiketës dhe madje të kontaktonin prodhuesit për të ditur nëse ushqimi ishte i sigurt për ta.
Alergjia ndaj susamit mund të ndryshojë nga personi në person, nga e lehtë në të rëndë dhe “reagimet mund të jenë të paparashikueshme”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nuk urinoni pas marrëdhënies intime? Simptomat zbulojnë infeksione
Embolia pulmonare është një pasojë më e madhe e vdekjes sesa ataku në zemër: Simptomat kryesore shihen në këmbë
Cilat ushqime kanë më shumë vitaminë C? Është e rëndësishme të mos e teproni, kjo është doza e lejuar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak