LAJMI I FUNDIT:

Francezët janë të bindur, Skriniar ka marrëveshje me PSG-në

Francezët janë të bindur, Skriniar ka marrëveshje me PSG-në

Milan Skriniar e ka njoftuar Interin se nuk do të nënshkruajë kontratën e re.

Qendërmbrojtësi sllovak do të largohet nga Neroazzurët pas gjashtë viteve të kaluara në ‘Giuzeppe Meazza’.


27-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës me zikaltërtit dhe ka vendosur të largohet në verë si futbollist i lirë.

L’Equipe ka njoftuar se qendërmbrojtësi sllovak tanimë ka një marrëveshje personale me kampionin në fuqi të Francës, Paris Saint Germain.


Skriniar do t’i bashkohet kryeqytetasve francezë në qershor me kosto zero dhe do të nënshkruajë një kontratë afatgjate deri në verën e vitit 2028.

Kësisoj Interi humbet një nga elementet e tyre më të rëndësishme, edhe pse kanë mundur ta shisnin verën e kaluar te PSG për 60 milionë euro.

Skriniar i thotë Interit se nuk do të nënshkruajë kontratën e re
Lexo po ashtu Skriniar i thotë Interit se nuk do të nënshkruajë kontratën e re

Por premtimi i presidentit të parisienëve Al-Khelaifi ndaj drejtuesve zikaltër ishte i qartë se do t’ia marrë Skriniarin si transferim të lirë dhe ashtu po del.

Përpos sllovakut, nga Interi në fund të sezonit me parametra zero do të largohet edhe holandezi Stefan De Vrij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Premier League
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Premier League
Kalo në kategori