LAJMI I FUNDIT:

Skriniar i thotë Interit se nuk do të nënshkruajë kontratën e re

Skriniar i thotë Interit se nuk do të nënshkruajë kontratën e re

Milan Skriniar thuhet se tani ka informuar Interin se nuk do të nënshkruajë propozimin për kontratë të re, kështu që është i hapur për të vlerësuar të gjitha opsionet e tjera.

Reklama

Vendimi kishte qenë në ajër duke marrë parasysh se propozimi prej 6 milionë euro plus bonuset ishte në tavolinë për disa javë pa asnjë përgjigje.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Skriniar sigurisht që do të largohet si lojtar i lirë kur marrëveshja e tij aktuale të skadojë më 30 qershor.

Interi ka frikë se Skrinar do të largohet si lojtar i lirë
Lexo po ashtu Interi ka frikë se Skrinar do të largohet si lojtar i lirë

Ai ka njoftuar klubin se për momentin nuk do të nënshkruajë propozimin për kontratë të re nga Interi dhe do të marrë pak kohë për të shqyrtuar të gjitha opsionet e tjera nga klube të ndryshme.

Paris Saint-Germain ka ofruar tashmë shumë më shumë, praktikisht duke dyfishuar pagën që mund të ofrojë Interi, ndërsa Tottenham Hotspur, Chelsea dhe shumë skuadra tjera janë gjithashtu të interesuar për të ardhmen e tij.

Skriniar tani do të dëgjojë propozimet dhe do të shohë se çfarë është më mirë përpara se të vendosë se çfarë të bëjë.

Skriniar ende i pavendosur për të ardhmen e tij, PSG po e vëzhgon situatën
Lexo po ashtu Skriniar ende i pavendosur për të ardhmen e tij, PSG po e vëzhgon situatën

Sidoqoftë, kjo është një goditje e madhe për Interin, i cili hodhi poshtë ofertat nga PSG që arrinin mbi 60 milionë euro në verë, pasi ata ishin të bindur se Skriniar do të nënshkruante një kontratë të re.

Klubi e ka bërë të qartë se kjo pagë është maksimumi që mund të ofrojnë dhe kontrata nuk do të përmirësohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para nëntë muajsh fitoi Kupën e Botës, dhe tani po i jep fund karrierës - çfarë po ndodh me Papu Gomez?

Para nëntë muajsh fitoi Kupën e Botës, dhe tani po i jep fund karrierës - çfarë po ndodh me Papu Gomez?

Ndërkombëtare
Pochettino u dërgon mesazh pronarëve të Chelseat pas disfatës nga Aston Villa

Pochettino u dërgon mesazh pronarëve të Chelseat pas disfatës nga Aston Villa

Premier League
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 3-1 Real Madrid, zhgënjen Vazquez

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 3-1 Real Madrid, zhgënjen Vazquez

La Liga
Spektakël me katër gola në Metropolitano: Atletico ia shkakton humbjen e parë Real Madridit për këtë sezon

Spektakël me katër gola në Metropolitano: Atletico ia shkakton humbjen e parë Real Madridit për këtë sezon

La Liga
Harry Kane zbulon idhullin e tij të fëmijërisë që luante te Barcelona, nuk është ai që do të prisnit

Harry Kane zbulon idhullin e tij të fëmijërisë që luante te Barcelona, nuk është ai që do të prisnit

Ndërkombëtare
Humbja ndaj Newcastle shënon rekord të zi për Sheffieldin

Humbja ndaj Newcastle shënon rekord të zi për Sheffieldin

Premier League
Kalo në kategori