LAJMI I FUNDIT:

​Krasniqi: I bëjë thirrje Qeverisë të ndërmerr veprime të shpejta dhe menaxhim të mirë të situatës

​Krasniqi: I bëjë thirrje Qeverisë të ndërmerr veprime të shpejta dhe menaxhim të mirë të situatës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kërkuar nga qeveria që të ndërmarrë veprime të shpejta dhe të krijojë ekipe të nevojshme për menaxhim të mirë të situatës, me qëllim të minimizimit të dëmeve.

Krasniqi ka thënë se rastet si në vitin e kaluar, ku ekonomitë familjare dhe bizneset kanë pësuar nga vërshimet dhe keqmenaxhimi i situatës, është e papranueshme të përsëriten.

“Reshjet atmosferike kanë shkaktuar vërshime dhe probleme të tjera në shumë qytete të Kosovës, posaçërisht në Mitrovicë dhe Skënderaj, duke i ballafaquar qytetarët me mungesa të ujit të pijshëm, bllokim të rrugëve dhe dëme të konsiderueshme materiale.


Gjatë ditës së sotme kam komunikuar me kryetarët e Mitrovicës dhe Skënderajt, Bedri Hamza dhe Fadil Nura, ku u kam shprehur solidarizimin e plotë me ta dhe qytetarët e këtyre dy komunave në këto momente të vështira për ta.

Duke qenë se parashikimet për motin paralajmërojnë një javë me reshje të vazhdueshme, i bëjë thirrje qeverisë të ndërmerr veprime të shpejta dhe të krijojë ekipet e nevojshme për menaxhim të mirë të situatës, me qëllim të minimizimit të dëmeve.

Rastet si në vitin e kaluar, ku ekonomitë familjare dhe bizneset kanë pësuar nga vërshimet dhe keqmenaxhimi i situatës, është e papranueshme të përsëriten.

Në raste të tilla të krizave emergjente, qytetarët duhet ta kenë ndihmën dhe mbrojtjen e shpejtë dhe të vazhdueshme të shtetit, krahas veprimeve konkrete për kompensimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara”, ka shkruar Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme
Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për falsifikim dokumentesh

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për falsifikim dokumentesh

Kronika e Zezë
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Lajme
Arrestimi i gjashtë personave në Pejë për vrasje në tentativë, Prokuroria kërkon sigurimin e të pandehurve në procedurë penale

Arrestimi i gjashtë personave në Pejë për vrasje në tentativë, Prokuroria kërkon sigurimin e të pandehurve në procedurë penale

Drejtësi
Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Lajme
Kalo në kategori