Inside Story e Top Channel ka realizuar blerjen e disa llojeve të ndryshëm të djathit në mënyrë rastësore, mostra të cilat do të dërgohen për analiza.
Përzgjedhja është bërë nga produktet me çmime më të lira, tek ato më të shtrenjta, për të parë një tregues të rëndësishëm siç është niveli i yndyrës. Tregues, që të çon drejt zbulimit nëse kanë të bëjnë me yndyrë shtazore, apo vaj palme.
Për të realizuar një proces të saktë dhe korrekt, është vendosur që të bëhet ruajtja dhe transportin e mostrave me një termues ftohës.
“Pasi kemi blerë të gjitha mostrat për analiza i jemi drejtuar një laboratori privat në Tiranë. Marrja dhe dorëzimi i mostrave u bë sipas të gjitha kritereve dhe rregullave të përcaktuar në fillim të procedurës. Dalja e rezultateve kërkon disa ditë kohë. Kjo është metoda për të kuptuar nëse produktet që ne konsumojmë janë natyrale apo të falsifikuara.
Por, jo çdo qytetar e ka këtë mundësi dhe askush nuk mund ti drejtohet laboratorëve sa herë furnizohet me bulmet. Kjo procedurë që ne po ndjekim, normalisht është një punë rutinë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Megjithatë, ne do të realizojmë disa teste mjaft të thjeshta që çdo kush nga ne mund t’i realizojë në shtëpi”, thuhet nga Inside Story.
Tek djathi, ai që konsiderohet si problem që haste masivisht është shtimi i masës duke përdorur niseshte. Për të kuptuar këtë, janë marrë disa mostra djathit në një prej dyqaneve pranë Pazarit të Ri në Tiranë.
“Në total, kemi marrë 8 mostra të ndryshme të përzgjedhura në mënyrë rastësore ku përfshihen djathë dhie, dele dhe lope. Produktet janë prodhim i subjekteve nga zona të ndryshme të vendit që emërtohen sipas njësive lokale nga vijnë në kryeqytet.
Në fakt, kjo është edhe mënyra se si ato tregtohen pa pasur asnjë etiketë apo informacion nëse kanë përbërës shtesë industrial si vaji i palmës apo aromatizues”, thuhet më tej.
Sipas Inside Story prova që kanë bërë është me jodio, i njëjti që përdoret për mjekimin e plagëve të ndryshme që çdokush mund ta ketë në shtëpi.
“Kemi pikuar disa pika në secilën mostër dhe kemi pritur se çdo të ndodhte. Djathi që fillon të nxihet dhe ndryshon ngjyrë tregon se ka përqindje niseshteje në brendësi të tij.
Nga prova jonë rezultoi se djathë lope Përmeti ndryshoj ngjyrë dhe u bë blu siç mund ta shihni. Djathi miks i prodhuar nga një baxho në Pogradec gjithashtu ndryshoi ngjyrën dhe u bë më i errët. I njëjti rezultat bëhet edhe tek djathi i dhisë i prodhuar në Ersekë.
Pra, prova jonë rastësore zbuloi se të paktën 3 prej mostrave janë produkte të falsifikuara. Përdorimi i niseshtesë bëhet nga prodhuesit për të rritur masën me një kosto më të ulët. Këtu, jemi përballë një mashtrimi ndaj konsumatorit i cili po konsumon niseshte!”, thuhet ndër të tjera. /TopChannel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City