LAJMI I FUNDIT:

Greta Thunberg u lirua nga policia pas një arrestimi në protestat kundër minierës në Gjermani

Greta Thunberg u lirua nga policia pas një arrestimi në protestat kundër minierës në Gjermani

Aktivistja kundër ndryshimeve klimatike, Greta Thunberg u arrestua së bashku me aktivistë të tjerë të martën gjatë protestave kundër shkatërrimit të fshatit zgjerimit të një miniere qymyri, por u lirua pas një kontrolli identiteti, sipas policisë.

Thunberg u arrestua teksa protestonte në minierën e hapur të qymyrit Garzweiler 2, rreth 9 kilometra nga fshati Luetzerath, pasi policia paralajmëroi se grupi do të hiqej me forcë nëse nuk do të largoheshin nga skaji i minierës, transmeton Telegrafi.


Fshati në shtetin perëndimor të North Rhinte-Westphalia po pastrohet për të lejuar zgjerimin e minierës.

Kompania që ka në pronësi minierën, RWE ra dakord me qeverinë se mund të shkatërronte fshatin Luetzerath në këmbim të daljes më të shpejtë nga qymyri dhe shpëtimit të pesë fshatrave të planifikuar fillimisht për shkatërrim.

Aktivistët kanë thënë se Gjermania nuk duhet të nxjerrë më linjit ose qymyr kafe dhe duhet të fokusohet në zgjerimin e energjisë së rinovueshme. /Telegrafi/