LAJMI I FUNDIT:

Buja: Më 14 -15 janar forcat serbe kanë lëvizur nëpër Reçak me ndihmën e dikujt që e ka njohur mirë terrenin

Buja: Më 14 -15 janar forcat serbe kanë lëvizur nëpër Reçak me ndihmën e dikujt që e ka njohur mirë terrenin

Shukri Buja, ish-komandant në zonën e Nerodimes (Reçakut), ka thënë se në mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999 kanë ardhur informacione të ndryshme dhe të pa verifikuara, se janë marrë shumë civilë nga Reçaku dhe janë bartë me mjete policore.

“Një pjesë janë ardh e kanë njoftua se ka njerëz të vrarë brenda Reçakut, një pjesë tjetër na kanë njoftua së ka njerëz të masakruar në Reçak”, ka thënë Buja në RTV Dukagjini.


Buja ka shtuar se 15 janari ishte një angazhim ushtarak më ndryshe, duke shtuar se pozicionet e tyre mbrojtëse ishin mbi Reçak.

Buja ka thënë se Reçaku ishte një fshat mjaft i vështirë për t’u mbrojtur, ku ishte vetëm një vijë mes Çestës së Reçakut dhe Pishave të Shtimes që i ndanin UÇK-në nga forcat policore e ushtarake serbe.

Buja ka potencuar së banorëve të Çestës së Reçakut iu kishin sugjeruar të largoheshin nga ai vend sepse përbënte një rrezik më të madh për ta.

Ai ka treguar se pozicion i mirë për forcat serbe për t’i sulmuar civilët shqiptar ishte dhe Kodra e Gështenjave, por këto operacione forcat serbe, sipas tij i nisën në Grykën e Caralevës.

“Nga Gryka e Caralevës janë pozicionuar nga Balinca dhe Caraleva”, ka thënë tutje ai derisa potencoi se në Belincë ishte një fushë ku mund të depërtonin tanket, pa problem.

“Në mbrëmjen e 14 janarit deri më 15 janar forcat serbe kanë lëvizur nëpër Reçak më ndihmën e dikujt që e ka njohur mirë terrenin”.

Tutje ai ka theksuar se forcat serbe kane filluar te provokonin nga Çesta e Reçakut dhe kane filluar goditjet e para, ne mëngjesin e hershem te 15 janarit./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori