Këtë vit në qendër të takimit të Forumit Botëror Ekonomik në Davos janë diskutimet për pasojat ekonomike të luftës në Ukrainë, krizën energjetike dhe një recesion të mundshëm ekonomik në botë.
Nga sot fillon punimet Forumi Ekonomik Botëror, si gjithmonë para një skene dimërore të mbuluar me borë.
Lufta në Ukrainë dhe pasojat në ekonomi do të sundojnë edhe këtë herë takimin në alpet zvicerane.
Kohë të pasigurta
Në Davos vijnë krerë politikë nga e gjithë bota, liderë të ekonomisë, figura të njohura dhe aktivistë të klimës. Ky forum zhvillohet në një kohë kur ekonomia botërore ndodhet nën presion të madh për shkak të inflacionit të lartë, krizës së energjisë, ndërprerjeve të zinxhirëve të furnizimit si pasojë e luftës, si edhe rishpërthimit të pandemisë COVID-19 në Kinë.
“Krizat ekonomike, ekologjike, sociale dhe gjeopolitike bashkohen dhe krijojnë një të ardhme ekstremisht të pasigurt dhe të paparashikueshme. Takimi vjetor në Davos do të ndikojë që përgjegjësit të mos ngecin në mentalitetin e krizës”, thotë Klaus Schwab, themelues i Forumit Ekonomik Botëror.
Në takimin 5-ditor që zhvillohet nën moton “Bashkëpunim në një botë të fragmentuar”, priten krerë nga 50 shtete të botës. Mes tyre edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.
Priten edhe drejtues të sapozgjedhur si presidenti koreano-jugor Yoon Suk-yeol, ai kolumbian Gustavo Petro dhe presidenti filipinas Ferdinand Marcon Jr.
Nga SHBA-ja vjen i ngarkuari i presidentit Joe Biden për klimën, John Kerry dhe e ngarkuara për tregtinë, Katherine Tai. Nga Rusia nuk ka asnjë pjesëmarrës. Forumi i ndërpreu marrëdhëniet pas sulmit rus mbi Ukrainë.
Frika nga recesioni ekonomik
Takimi i 53-të në Davos zhvillohet para turbulencave të forta të ekonomisë botërore.
Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva paralajmëron se një e treta e të gjitha ekonomive të botës do të mund të bjerë në recesion këtë vit.
Lufta në Ukrainë dhe sanksionet kundër Rusisë kanë çuar në ngushtica të mëdha të furnizimit me energji. Megjithëse inflacioni në SHBA dhe Evropë duket se ka arritur pikën kulmore, ende ai gjendet në një nivel shumë të lartë. Kjo i detyron bankat e bankënotave të ndërmarrin masa të ashpra. Normat e larta të interesit çojnë sërish në kosto të larta rifinancimi në një fazë të stanjacionit ekonomik dhe shtojnë rrezikun e një krize botërore të borxheve.
Në një studim të fundit të FMN-së për vlerësimin e rrezikut u vlerësuan si rreziku më i madh i drejtpërdrejtë kostoja e lartë e jetesës shkaktuar nga pandemia dhe marshimi ushtarak rus në Ukrainë.
Sipas të dhënave, ngushticat në furnizimin me energji dhe artikuj ushqimorë mund të zgjasin edhe dy vjet të tjera.
Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brende deklaroi se “takimi i Davosit zhvillohet në sfondin e gjendjes më të komplikuar gjeopolitike dhe ekonomike. Ndodhet shumë në lojë për ekonominë botërore, që duhet të shmangë një recession botëror, ngadalësimin e rritjes ekonomike, inflacionin e lartë dhe borxhet në rritje”.
Për herë të parë pas pandemisë, takimi i Davosit zhvillohet në kushte normale si konferencë me prezencë në alpet zvicerane. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova