LAJMI I FUNDIT:

​Limaj: Reçaku, një nga shtyllat e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

​Limaj: Reçaku, një nga shtyllat e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, shoqëruar nga bashkëpartiakë, ka bërë homazhe pranë Kompleksit memorial në Reçak.

Limaj tha Reçaku është një nga shtyllat e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe për historinë e vendit duhet të flitet çdo ditë në mënyrë që ajo të mos ndryshohet nga kriminelët.


“Sikur Prekazi, Reçaku e vende tjera në Kosovë janë shenja, shtyllat e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Sot më shumë se kurrë kombi shqiptar e populli i Kosovës ka nevojë zëshëm e fuqishëm dhe jo vetëm në përvjetor, por çdo ditë e çdo vend dhe kohë të tregojmë historinë tonë të lavdishme, mos të lejojmë përmbysjen e gjithë asaj që kemi ndërtuar.

Këta burra, gra e fëmijë të cilët janë këtu, janë dëshmia më e mirë për sakrificën që e ka bërë populli i Kosovës, janë dëshmia më e mirë se si ka qenë e vërteta, kush janë masakruesit e shkatërruesit, kush ka shkaktuar gjenocid mbi këtë vend, kjo është e vërteta faktike, materiale dhe askush dhe asgjë nuk mund ta përmbysë historinë e lavdishme, dhimbjen e sakrificën e këtij kombi drejt lirisë.

Por, mbi të gjitha ne si popull, si Kosovë, as Zoti e as Kombi e as gjeneratat që vijnë nuk do të na falin nëse sillemi të papërgjegjshëm dhe të lejojmë që para syve tanë kriminelet dhe ndihmësit e tyre të na ndryshojnë historinë. Të gjithë atyre që ju vjen turp me historinë dhe lirinë e tyre, ata as nuk kanë vend në institucionet publike e sa më pak hapësirë e mundësi me ju dhanë atyre njerëzve”, tha Limaj./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori