LAJMI I FUNDIT:

FT: Kina kërkon të distancohet nga Putini

FT: Kina kërkon të distancohet nga Putini

Diplomatët kinezë kanë sinjalizuar privatisht se duan të përmirësojnë marrëdhëniet me vendet perëndimore dhe të largohen nga Rusia, sipas një raporti të Financial Times.

Të dërguarit janë përpjekur të përmirësojnë marrëdhëniet veçanërisht me Evropën, pasi u dëmtuan rëndë nga mbështetja e vazhdueshme e Kinës për Rusinë, raporton skynews.

Gazeta shkruan se Pekini “jo zyrtarisht” po përpiqet të bindë partnerët evropianë se është gati të përdorë ndikimin për të penguar Rusinë nga përdorimi i armëve bërthamore, të veprojë si një “paqebërës” i mundshëm dhe të ndihmojë në rindërtimin e Ukrainës pas luftës.


Një zyrtar anonim kinez tha se “Putini është i çmendur. Vendimi për të pushtuar u mor nga një grup shumë i vogël njerëzish. Kina nuk duhet të ndjekë verbërisht Rusinë”.

Por në publik, presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti kinez, Xi Jinping kanë diskutuar planet për të thelluar marrëdhëniet e tyre.

Wall Street Journal raportoi gjithashtu se presidenti Xi kishte udhëzuar qeverinë të vendoste lidhje më të ngushta ekonomike me Rusinë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy të vdekur dhe dy të zhdukur, pas përplasjes fatale mes fisit

Dy të vdekur dhe dy të zhdukur, pas përplasjes fatale mes fisit "më të pakontaktuar” në botë dhe prerësve të drurëve në pyjet e Amazonës

Botë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Të shtëna armësh në një shkollë të mesme në periferi të Atlantas, SHBA – raportohet për dy të vdekur dhe katër të plagosur

Të shtëna armësh në një shkollë të mesme në periferi të Atlantas, SHBA – raportohet për dy të vdekur dhe katër të plagosur

Amerika
Scholz shuan dyshimet: Mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën nuk do të pushojë

Scholz shuan dyshimet: Mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën nuk do të pushojë

Botë
SHBA do të akuzojë Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2024

SHBA do të akuzojë Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2024

Botë
Kalo në kategori