LAJMI I FUNDIT:

15 ditë burgim ose 300 euro gjobë, arrestohet i dyshuari në Han të Elezit për kalim të paautorizuar të kufirit

15 ditë burgim ose 300 euro gjobë, arrestohet i dyshuari në Han të Elezit për kalim të paautorizuar të kufirit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona, njërin në Kaçanik dhe tjetrin në Han të Elezit.

I arrestuari në Kaçanik dyshohet për lëndim të lehtë trupor, ndërsa tjetri në Han të Elezit për kalim të paautorizuar të kufirit.


“Më datën 10.01.2023 në ora 14:30 në rrugën ‘Ismajl Raka’ në Kaçanik, policët e stacionit në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës  J.L (M/K) i moshës 26 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ me dënim burgimi prej njëqind e tetëdhjetë (180) ditëve”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në ora 21:25 në Pikën Kufitare Hani Elezit është ndaluar e më pas është arrestuar nga policët e stacionit të Hani Elezit personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës XH.L (M/K) i moshës 35 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i kufirit”, me dënim burgimi prej 15 ditëve, apo 300 euro.

Pas kompletimit të dokumentacioneve, të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet

Mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet

Lajme
“Ma mori dritën e syve”, rrëfimi i nënës së Erona Coklit që u vra nga ish-bashkëshorti

“Ma mori dritën e syve”, rrëfimi i nënës së Erona Coklit që u vra nga ish-bashkëshorti

Lajme
Kush është Afrim Gashi, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Kush është Afrim Gashi, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Breshëri mbulon rrugët në komunën e Suharekës

Breshëri mbulon rrugët në komunën e Suharekës

Komunat
Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit, do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë

Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit, do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë

Lajme
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori