LAJMI I FUNDIT:

Rashiq kërkon zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin: I takon Qeverisë ta caktojë formën si do të bëhet

Rashiq kërkon zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin: I takon Qeverisë ta caktojë formën si do të bëhet
Foto: Arkiv

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, deklaroi këtë të premte se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë është obligim.

Në një deklarim për media, Rashiq tha se të gjitha marrëveshjet mes Kosovës e Serbisë të arritura me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, duhet të respektohen.


Sipas tij, i mbetet ekzekutivit të gjejë formën se si do të bëhet Asociacioni, e cila është në favor të bashkëjetesës.

“Siç e kam thënë edhe më herët, në politikë dhe si institucione nuk mund ta anuloni të gjithë atë që ka ndodhur në mandatin paraprak, që do të thotë se ato obligime mbeten dhe ato obligime duhet të respektohen. Është tek ju ajo se çfarë forme, apo çfarë dizajni do të prezantohet ajo, kjo është diçka tjetër”.

“Në marrëveshjen e vitit 2015 thuhet se të gjitha këto marrëveshje duhet të jenë në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Për mua kjo është bazë e mirë për Qeverinë e Kosovës që të punojë në atë drejtim”, u shpreh Rashiq para gazetarëve.

Ai tutje shtoi se duhet një tolerancë pozitive nga secili prej faktorëve në këtë aspekt, ndërsa shtoi se beson që do të mund të krijohet një draft i idesë së çka mund të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Rashiq foli edhe për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës. Sipas tij, ka mundësi ligjore për kthimin e tyre në vendet e punës.

“Një numër i konsiderueshëm i atyre që kanë dhënë dorëheqje nga vendet e punës, mund të riaplikojnë apo mund të gjejmë një bazë ligjore për t’i rikthyer në institucionet e Kosovës. Nuk janë përdorur të gjitha elementet ligjore për rikthimin e tyre, ka shanse të kthehen në vendet e punës, sidomos për stafin administrativ”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori