Bebe Rexha është një nga artistet shqiptare më të suksesshme në mbarë botën.
Viti 2022 ka qenë një vitet më interesante në karrierën e saj, ku nga ajo që mund të quhej një letargji e muzikës, “shpërtheu” në një sukses megaloman që e çoi drejt nominimit për një çmim në ceremoninë më të madhe të muzikës, ‘Grammy Awards 2023’.
Artistja, emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha e nisi vitin 2022 duke u ndarë paksa e zhgënjyer me suksesin e albumit të saj të dytë në karrierë “Better Mistakes”, të cilin e publikoi në maj të vitit 2021.
Postimet e saj në rrjetet sociale në fillim-vit ishin të pakta dhe të rralla.
Ajo lajmërohej herë pas here në rrjetet sociale, duke treguar gjëra të rralla për fansat e saj, por duke mbetur në qetësi dhe pa pa ralajmëruar asgjë të re.
Në prill, ajo ishte e ftuar si mentore speciale në spektaklin më të ndjekur të talenteve të reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “American Idol”.
E teksa tani ftohet si mentore e veçantë për talentët e rinj në këtë spektakël, dikur vite më parë këngëtarja e hitit “I’m a mess” kishte dështuar të pranohej në audicionet e “American Idol”.
Këtë e kishte treguar vet Rexha në një nga pjesëmarrjet e këtij spektakli si e ftuar speciale, ku i kishte thënë një konkurrenteje: “Shumë vite më parë unë provova audicionet e ‘American Idol’ por nuk ia dola, kështu që për të gjithë ju që po më shihni nga ekrani tani, ju asnjëherë nuk mund ta dini [se çfarë e ardhmja mund të sjellë]”.
Ndërkohë mes shumë videove që publikonte në rrjetet sociale, një video krejt rastësore në TikTok, do të ia ndërronte komplet pjesën tjetër të vitit.
@beberexha@davidguetta and i remixed this song years ago and we never released it. I have no idea how it made it to tik tok but i love it! Cheers! Xoxoxo♬ original sound – SweeetTails
Teksa pinte një limonadë gjatë verës, Rexha kishte xhiruar një video-selfie nën ritmet e këngës “I’m Good (Blue)”, të cilën ajo dhe David Guetta e kishin inicizuar vite më parë si shaka.
Megjithatë videoja u bë virale me të madhe dhe me presionin e fansave në rritje, që kënga e plotë të publikohet sa më shpejt në platformat muzikore.
Kështu, Bebe Rexha dhe David Guetta iu përveshën punës për të sjell një version të ri të këngës “I’m Good (Blue)”, e cila vjen si ripërpunim i këngës “Da Ba Dee” të grupit të famshëm italian, Eiffel 65.
Rexha dhe Guetta e publikuan në gusht këngën, gjersa një muaj më pas ia realizuan edhe klipin, me xhirimet të cilat i përfunduan në Ibiza.
Ndërkohë, teksa shijonte suksesin e këngës së re, ajo u ftua si mysafire speciale në eventin e ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards 2022, ku ndau çmimin “Videoja muzikore me mesazhin më të mirë”.
Gjersa suksesi i këngës rritej me të madhe, artistes shqiptare filloi t’i rikthehet shkëlqimi i dikurshëm, duke pushtuar top-listat britanike dhe amerikane.
Madje me “I’m Good (Blue)”, ajo arriti që për herë të parë të ngjitet në vendin e parë në top-listën zyrtare të këngëve më të dëgjuara të momentit në Mbretërinë e Bashkuar.
Si shpërblim asaj iu dha një trofe e vendit të parë nga ‘Official Charts” në Mbretërinë e Bashkuar.
@beberexhaSlay♬ I’m Good (Blue) – David Guetta & Bebe Rexha
Që nga publikimi i “I’m Good (Blue)”, sukseset ishin të pandalshme për artisten me renome botërore.
Ajo u ftua për ta performuar live së bashku me DJ-in e famshëm këngën e tyre në eventin e ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2022 në nëntor, ku edhe ishte e nominuar në një nga kategoritë përkatëse.
Dhe si përfundim, Bebe Rexha dhe David Guetta dolën triumfues në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë i vitit”.
Pas MTV EMA 2022, Rexha performoi edhe në NRJ Music Awards 2022, në Kanë të Francës – ku gjithashtu ishte e nomionuar për dy çmime, por nuk fitoi asnjërin prej tyre.
Një performancë live dhe një paraqitje e shkëlqyer nga ajo nuk mungoi edhe në American Music Awards 2022.
Në radhë ishte ceremonia hapëse në Ditën e Falënderimeve për ndeshjen e NFL, përkatësisht të Detroit Lions kundër Buffalo Bills e cila u mbajt në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përveç “I’m Good (Blue)”, Bebe Rexha interpretoi disa nga hitet e saj më në zë ndër vite si: “Hey Mama”, “Me, Myself and I”, dhe “Meant to be”.
Por, suksesi më i madh i artstes 33-vjeçare gjatë vitit 2022 u kurorëzua në muajin nëntor kur edhe u shpallën nominimet për çmimet ‘Grammy 2023’.
Ajo arriti të nominohej në një nga kategoritë, pikërisht për bashkëpunimin “I’m Good (Blue)” me DJ David Guettan.
Dyshja janë nominuar për çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike e vitit”.
Në garë për këtë çmim janë: “Break my soul” nga Beyonce, “Rosewood” nga Bonobo, “Don’t Forget My Love’ nga Diplo dhe Miguel, “Intimidated” nga KAYTRANADA dhe H.E.R. dhe “On My Knees” nga RÜFÜS DU SOL.
Megjithëse është skeptike se mund ta fitojë çmimin, ku garon në të njëjtën kategori me divën e muzikës – Beyonce, Bebe Rexha mbetet shembulli se si nuk duhet dorëzuar, dhe se si nga një vit që mund të duket sikur vit rrëzimi në karrierë, mund të kthehet në një vit triumfues me suksese të shumta – e rruga e vetme për të arritur këtë janë durimi dhe mos-humbja e shpresës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë
Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj