Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se është e rëndësishme të përfitohet nga nxitimi drejt zgjidhjes politike për Kosovën pas festave të janarit.
Hill tha se ajo që duam të shohim është një mënyrë politike për të qetësuar gjithçka, për ta kthyer në një situatë normale.
“Këto janë sfida të mëdha dhe ndërkohë kemi një krizë. Problemi kur ke krizë është se është gjithnjë e më e vështirë. Mund të ndodhë që në fund të ndodhin ngjarje shumë të papritura dhe kjo zakonisht është e keqe për një krizë, kështu që unë jam shumë i shqetësuar,” tha Hill.
Për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës, Hill tha se e sheh si sinjal pozitiv dhe se u arrit pika ku ata që i kanë vendosur vetë po i heqin.
Ai shton se e kupton shkallën e lartë të zhgënjimit në komunitetin serb në Kosovë dhe se mendon se e gjithë kjo me barrikada është pikërisht rezultat i atyre frustrimeve.
“Por ne po arrijmë në pikën ku ata që i vendosën tani duhet t’i heqin ato. Me njerëzit duhet të flitet dhe kjo është ajo që po ndodh,” tha Hill, duke shtuar se ai gjithmonë “ndiente se zgjidhja më e qëndrueshme dhe më e mirë që barrikadat të hiqen nga njerëzit që i kanë vendosur”.
“Dhe kjo është ajo që përfundoi duke ndodhur. Kështu që unë mendoj se në këtë drejtim ne jemi shumë me fat që barrikadat po hiqen,” tha Hill në intervistë për EuronewsSerbia.
I pyetur për kërkesën e Serbisë, për kthimin e forcave serbe në Kosovë, bazuar në rezolutës 1244, ambasadori Amerikan tha se Beogradi mund të kërkojë, por edhe NATO ka të drejtë të thotë “jo faleminderit”.
“Unë do të thosha se 1244 përcakton shumë qartë rrethanat në të cilat Serbia mund të kthejë një numër të caktuar të forcave të saj, kjo është thënë qartë atje dhe Serbia, do të thosha, sigurisht që ka të drejtë ta kërkojë, por edhe NATO ka të drejtë të thotë : por jo faleminderit”, u shpreh ambasadori Hill.
Tutje theksoi se në çdo rast, Kosova nuk ka nevojë për më shumë ushtri, Kosova ka nevojë për më shumë zgjidhje politike.
“…Kosova ka nevojë për më shumë vullnet, gatishmëri për të hyrë në një dialog të vërtetë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe një mënyrë për të ecur përpara. Pra nuk është çështje forcash ushtarake, por çështje vullneti politik. Do të doja të tërheq një dozë optimizmi nga kjo krizë e fundit që kemi kapërcyer dhe ecim përpara”, u shpreh Hill./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in
Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës