LAJMI I FUNDIT:

Interi po pret oferta nga Anglia për anësorin Denzel Dumfries

Interi po pret oferta nga Anglia për anësorin Denzel Dumfries

Interi është duke kërkuar ta shes yllin holandez Denzel Dumfries qysh në afatin kalimtar të janarit.

Mbrojtësi i djathtë holandez ka pasur një sezon shumë të mirë, por edhe është dalluar në Kampionatin Botëror me paraqitje fantastike.


Neroazzurët po mundohen ta shfrytëzojnë momentin e mirë të holandezit dhe janë duke pritur ofertën e duhur për ta shitur atë qysh në afatin kalimtar të janarit.

Manchester United, Chelsea dhe Tottenham Hotspur janë tre skuadrat e mëdha angleze që kanë shprehur interesim për transferimin e tij në Ligën Premier.

26-vjeçari është i hapur për të kaluar në elitën e futbollit anglez, pasi do të fitonte edhe një pagë shumë më të lartë se ajo që ka në Inter.

Nga ana tjetër gjiganti italian po synon që të fitojë 60 milionë euro nga shitja e Dumfries i cili ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2025.

Calciomercato ka raportuar se agjentja e lojtarit, Rafaela Pimenta tanimë ka nisur kontaktet e para me klubet angleze duke diskutuar për kushtet personale të lojtarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori