Gjatë vitit 2022 ndodhën shumë ngjarje të rëndësishme për shtetin e Kosovës dhe po ashtu pati edhe shumë zhvillime. Njëra prej ngjarjeve që u diskutua shumë, gjatë vitit 2022, është edhe liberalizimi i vizave për Kosovën.
Në dhjetor të vitit 2022 Presidenca e Këshillit dhe përfaqësuesit e Parlamentit Evropian kanë arritur marrëveshje për projekt-rregulloren për udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës.
Kurse në anën tjetër pikërisht kjo është dëshira e qytetarëve të Kosovës për vitin 2023. Ata si çdo fund vit edhe kanë shprehur dëshirat e tyre për vitin që po vjen.
Qytetari Gazmend Hasani, tha për Telegrafin se dëshira e tij për vitin që po hyjmë është që të bëhet përnjëmend liberalizimi i vizave dhe që lojtari Lionel Messi ta marrë topin e artë.
E Hasani tregon se gjëja më e mirë që i ka ndodhur në vitin 2022 ishte fitorja e kombëtares së Argjentinës në Kampionatin Botërorë të futbollit në Qatar.
“Viti 2022 ishte i mirë por gjatë këtij viti ndodhi më e mira, Argjentina e fitoj kupën e botës në kampionatin botërorë, jam gëzua shumë. Unë këtë ngjarje e pres që nga viti 2014, jam shumë i lumtur që e përjetova këtë ngjarje. Në 2023 pres që të liberalizohen vizat dhe që Lionel Messi ta mar topin e artë”, u shpreh ai.
Ndërkaq Rabije Konjuhi, nuk shprehet optimiste që liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodhë në vitin 2023. Sipas saj kjo është një çështje e vjetër dhe e harruar nga Bashkimi Evropian.
Në anën tjetër thotë se viti 2022, ishte vit i mirë për të pasi kishte bërë përparime në karrierën e saj.
“Viti 2022 ishte vit i mirë për mua kam bërë disa përparime në karrierë edhe ka kalua shumë shpejtë. Unë nuk pres që të ndodhë liberalizimi sepse gjatë gjithë kohës e kanë thënë këtë gjë, mirëpo kanë harru se moti ka qenë kjo temë e diskutimit”, tha ajo.
Ndërsa sipas qytetarit Visar Gjikolli, liberalizimi i vizave është në shansin e fundit në vitin 2023, të ndodhë dhe duhet të ndodhë në këtë vit.
“Unë po shpresoj gjithmonë për më mirë po mbajmë shpresë qe po bëhet mirë. Edhe viti 2022 nuk ishte vit i keq. Duhet edhe si shtet të forcohemi ekonomikisht edhe politikisht. Shpresoj të ndodhë liberalizimi është në fazën e fundit dhe duhet të ndodhë ”, tha Gjikolli për Telegrafin.
E qytetari Izet Avdyli përveç tjerash, deklaroi se një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë në vitin që po hyjmë, mund të ndodhë vetëm me ndërmjetësimin ndërkombëtarë në këtë çështje.
Assesi më marrëveshjen e të dyja palëve pasi këto të fundit kanë pikëpamje diametralisht të kundërta mes vete.
“Unë jam krijues letrarë dhe në vitin 2023 pres që t’i botoj edhe dy libra, një me tregim dhe një me satira. Kurse sa i përket liberalizimit të vizave tashmë ajo çështje është definitive nëse bashkësia ndërkombëtare nuk i ndryshon qëndrimet e veta ashtu siç është parashikuar të ndodhë në janarin e vitit 2024, ndërsa sa i përket marrëveshjes me Serbinë e gjitha varet nga aspekti ndërkombëtarë dhe jo nga të dy palët”, deklaroi Avdyli.
Për vitin 2023 qytetari Emin Halimi, uron që të hapen vende të lira të punës për të rinjtë në Kosovë, në mënyrë që ata të mos kenë arsye të dalin jashtë vendit.
“Nuk po di çfarë të them mirë ka qenë 2022 por po presim që viti i ardhshëm të jetë më i mirë. Presim të hapen vende të punë për të rinjtë që të mos dalin jashtë Kosovës. Liberalizimi ndoshta do të bëhet më në fund”, shprehet ai.
“Ishte vit shumë i mirë dhe një vit i mbarë ishte viti 2022 për mua”, tha Arta Mustafa.
“Unë e shoh vitin 2023 vetëm si vazhdim i vitit 2022 asgjë tjetër”, u shpreh Avdi Gjonbalaj.
Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, i kanë rënë dakord për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Vendimi për lëvizje pa viza do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast jo më vonë se 1 janar 2024.
Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ishte paraparë të diskutohej më 23 nëntor, por për shkak të situatës lidhur me targat ishte shtyrë për 30 nëntor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/05/njohjet-1-780x439.jpg)
Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?
![LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë