LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse kërkohet nga klubet kryesore pas paraqitjes mbresëlënëse në Botëror, Gakpo ka në mendje vetëm një skuadër

Edhe pse kërkohet nga klubet kryesore pas paraqitjes mbresëlënëse në Botëror, Gakpo ka në mendje vetëm një skuadër
(Foto: Getty Images)

Gjysma e Evropës është në kërkim të Cody Gakpo pas një Kampionati Botëror të shkëlqyer, ndërsa ai ka befasuar me zgjedhjen për klubin ku dëshiron të shkojë.

Një nga lojtarët që bëri emër në ‘Katar 2022’ ishte sulmuesi holandez, i cili me paraqitje fantastike tërhoqi vëmendjen e klubeve kryesore evropiane.


Anësori 23 vjeçar që luan për PSV Eindhovenin mund të zgjedhë se në cilin klub do të transferohet në fund të sezonit, por ai dëshiron të shkojë vetëm në një klub – Manchester United.

Siç raporton gazetari i respektuar Fabrizio Romano, Gakpo ka dashur të kalojë te Djajtë e Kuq që në verë dhe akoma nuk ka ndryshuar mendje pavarësisht interesimit të skuadrave tjera të mëdha.

Për t’i siguruar shërbimet e tij, drejtuesit e Unitedit duhet t’i paguajnë PSV-së ndërmjet 55 dhe 60 milionë euro, ndërsa Romano beson se transferimi do të ndodhë.

Gakpo në 159 paraqitje deri më tani me PSV-në ka qenë pjesëmarrës në 105 gola (55 herë si golashënues dhe 50 herë si asistues).

Po ashtu, ai ka shënuar edhe gjashtë gola në 14 paraqitje për Holandën, tre prej të cilëve i ka realizuar në Kampionatin Botëror në Katar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori