LAJMI I FUNDIT:

Hovenier: I nderuar që presidentja Osmani na u bashkua për kremten e Krishtlindjes

Hovenier: I nderuar që presidentja Osmani na u bashkua për kremten e Krishtlindjes

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se është ndjerë i nderuar që presidentja Vjosa Osmani ka qenë e pranishme, bashkë me familjen e saj, në kremten e Krishtlindjes në Bondsteel.

“I nderuar që Presidentja Vjosa Osmani dhe familja e saj na u bashkuan për të kremtuar Krishtlindjen me SHBA-në dhe ushtarët e NATO-s”, shkroi Hovenier në Twitter.


Pak më parë, vetë Osmani shkroi në Twitter ku tregoi se drekën tradicionale të Krishtlindjes e ka kaluar në Bondsteel.