Kriza ekonomike detyroi një numër të madh zejtarësh t’i mbyllnin dyqanet e tyre në Maqedoninë e Veriut
Qindra zejtarë dhe tregtarë të vegjël në Ohër, si dhe të tjerë në nivel shtetëror paguajnë energji elektrike industriale. Përderisa presin që Qeveria t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së tyre, disa prej tyre tashmë i kanë vënë drynin derës ndërsa të tjerët përgatiten ta bëjnë këtë. Faturat e larta të energjisë elektrike për këto firma me një ose dy punonjës janë problem serioz.
“Kemi kërkuar nga Qeveria, kemi dërguar shkresë që të vendoset ndonjë zë, të paktën aq sa paguajnë amvisëritë, që të mos jemi me energji elektrike industriale. Jemi zejtarë, jo industrialistë, tarifa industriale është shumë e lartë për ne. Përgjigja fillestare nga Qeveria ishte se kërkesa juaj është pranuar, është dorëzuar aty-këtu. Prej andej është dërguar këtej. Dhe tani presim të shohim se deri ku ka arritur kërkesa jonë. E kemi dërguar kah fundi i verës, gusht-shtator”, tha Sasho Bogoeski – kryetar i shoqatës së zejtarëve të Ohrit.
“Aktualisht faturat e energjisë elektrike janë shumë të larta për ne zejtarët. 24 vite më parë kur nisa punën, faturat ishin të përballueshme. Mund t’i paguanim. Tani energjia elektrike industriale është shumë e shtrenjtë. Pas disa përllogaritjeve neve na vjen rreth 11-12 denarë për kilovat orë. Gjithashtu u detyruam t’i rrisnim shërbimet tona me rreth 25-30% për të kaluar muajin”, u shpreh Neat Alim – pronar i sallonit të parukerisë.
Deri para dy vitesh e gjysmë në Ohër ishin të regjistruar 280 zejtarë, tani ky numër është rreth 200. Vetëm këtë vit për shkak të krizës energjetike 37 zejtarë i kanë mbyllur kompanitë e tyre. E njëjta situatë është edhe në Strugë, ku nga 200 zejtarë para krizës, tani kanë mbetur 150. Kërkesën për uljen e taksës personale për 50 për qind për vitin e ardhshëm, me qëllim për uljen e taksave, por edhe për atë nuk kanë marrë përgjigje./Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak