LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi uron Krishtlindjet

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi uron Krishtlindjet

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal t’ju drejtoj urime për festën e madhe krishtere – Krishtlindjen të gjithë qytetarëve që e kremtojnë festën sipas kalendarit gregorian.

“Gëzimi që e sjell festa e Krishtlindjes, fuqia e saj për bashkimin e familjeve, fqinjëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve në jetë është edhe një mundësi për të gjithë ne të lejojmë të dalë nga ne më e mira, humanja dhe njerëzorja. Ta shtrijmë dorën, ta hapim mendjen dhe zemrën, sepse vetëm atëherë mundemi të prekim zemrat dhe shpirtrat e të tjerëve, të depërtojmë në mendjet e tyre dhe të kuptojmë se në thelb, të gjithë ne jemi një, qenie njerëzore, të pafuqishëm kur jemi vetëm por, të pandalshëm kur bashkohemi. Vetëm atëherë nuk do i shohim dallimet artificiale që na përçajnë, nuk do të jemi plot paragjykime dhe të vete pëlqyer dhe do të kuptojmë se të gjithë jemi njerëz”, thekson Xhaferi në urim.


Ai dëshiron që festa të mbjellë paqe dhe qetësi në shpirt, mendime të bukura dhe fisnike dhe le të pushojë zëri i mosrespektimit, i mosbesimit ndërmjet nesh dhe përreth nesh, në fqinjësi dhe në botë. Dialogu, marrëveshja dhe arsyeja le të kenë gjithmonë përparësi para zërit të dhunës.

“Të nderuar qytetarë, më lejoni edhe njëherë të uroj festën dhe t’ju uroj ti kaloni ditët festive të rrethuar me më të afërmit e juaj, në ngrohtësinë e shtëpive tuaja, me shëndet të mirë dhe mirëqenie familjare, përplot frymë festive”, shton kryetari i Kuvendit në urim.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori