LAJMI I FUNDIT:

Kush janë punonjësit që u suspenduan në Spitalin e Pejës lidhur me rastin e foshnjës së vdekur

Kush janë punonjësit që u suspenduan në Spitalin e Pejës lidhur me rastin e foshnjës së vdekur
Foto: Ilustrim

Shtatë punonjës të Spitalit të Pejës janë suspenduar pas rastit të rëndë që ka ndodhur javën e kaluar, ku një foshnje që kishte lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë.

Suspendimin e tyre e ka bërë të ditur vetë Spitali i Pejës përmes një njoftimi.


“Spitali të Përgjithshëm në Pejë me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast deri më tani ka suspenduar 7 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit”, thuhet në njoftim.

Telegrafi nga burime mëson se në mesin e shtatë të suspenduarve janë 4 mami, pastruesi dhe dy lajtore.

Ndryshe Prokuroria Themelore e Pejës, ka konfirmuar për Telegrafin se se sot Prokurorja e rastit ka pasur një takim konsultativ me prindin e foshnjës.

“Rasti ka ndodhur javën e kaluar. Menjëherë pas informatave në vendin e ngjarjes ka shkuar Prokurori i nga Departamenti i Krimeve të Rënda së bashku me Inspektoratin Shëndetësorë dhe policinë. Rasti është duke u hetuar dhe jemi në pritje të raportit nga Inspektorati Shëndetësorë lidhur me këtë ngjarje. Prokurorja e rastit sot ka pasur një takim konsultativ me prindin e foshnjës për të kuptuar më shumë rreth rastit”, ka thënë zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori