LAJMI I FUNDIT:

Veshin bluzën e UÇK-së në Big Brother VIP Kosova, Getinjo: Le të më largojnë prej shtëpisë kushdo që e kundërshton

Veshin bluzën e UÇK-së në Big Brother VIP Kosova, Getinjo: Le të më largojnë prej shtëpisë kushdo që e kundërshton

Banorët e spektaklit Big Brother VIP Kosova kanë pushtuar tashmë ekranet e shumë shqiptarëve me të bëmat e tyre brenda shtëpisë së vëzhguar nga kamerat.

Të martën, disa prej tyre zgjodhën që të në veshjet e tyre të përfshijnë simbole patriotike.

Ka qenë fillimisht djali i humoristit Radim Thaqi – Cima, Artan Thaqi, i cili veshi një bluzë me dizajnin e ushtrisë e cila në krahun e majtë kishte stemën e UÇK-së.


Foto: Big Brother VIP/YouTube

Ndërkohë, bluza kishte të shkruar në mes të saj frazën: “Së bashku drejt zhvillimit dhe lumturisë me lirinë që e fituam me gjak dhe sakrificë”.

Të njëjtën bluzë e veshi më vonë edhe reperi Getinjo, të cilën e huazoi atë nga Artani.

“Nuk e heq, fle me të edhe le të më largojnë prej shtëpisë kushdo që e kundërshton”, ka thënë reperi nga Ferizaj pasi e ka veshur bluzën në fjalë.

Përndryshe në spektaklin Big Brother VIP janë katër të nominuar këtë javë: MC Beka, Xhuli Nura, Lugati dhe Shota Baraliu – njëri prej tyre largohet nga shtëpia të premten. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Magazina
“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

Magazina
Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
“E kam parë si baba, si vëlla”, Laerti i drejtohet Valbonës pas deklaratës së saj: Cilat janë ndjenjat e tua të sinqerta?

“E kam parë si baba, si vëlla”, Laerti i drejtohet Valbonës pas deklaratës së saj: Cilat janë ndjenjat e tua të sinqerta?

Magazina
Kalo në kategori