Federata Ruse po tenton me çdo kusht të shpëtojë nga dënimi në Shqipëri Svetlana Timofoevën, një prej tre rusëve të arrestuar në mesit e shtatorit nën dyshimin se kishin ardhur me mision spiunazhi.
Mikhail Zorin dhe Fedis Alpatov pasi u futën në perimetrin e ish-uzinës ushtarake në Çekin të Gramshit, hodhën spray me lëndë djegëse për sytë, tek ushtarët që ruanin objektin.
Po në të njëjtën ditë në 20 shtator 2022, ata do të arrestoheshin dhe ndaj tyre prokuroria ngriti akuzat për veprat penale, “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, mëson se Rusia zyrtarisht i kërkon Shqipërisë ekstradimin e 33-vjeçares Timofoeva, e cila deri më tani përballë grupit hetimor ka thënë se ajo është thjesht një blogere.
Javën e shkuar, Ministrisë së Drejtësisë i ka mbërritur kërkesa ekstradimit, kaluar më pas për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Përgjithshme.
Në kërkesën e ekstradimit parë nga Top Channel, thuhet se Svetlana Timofoeva në vitin 2018 është përfshirë në vjedhjen e dokumenteve sekrete shtetërore, nga një institucion rus, për të cilin nuk jepen detaje të tjera.
Megjithëse në kërkesë, specifikohet se kjo vepër penale është kryer në vitin 2018, urdhër arresti është lëshuar vetëm disa ditë pas arrestimin në Shqipëri të Svetlana Timofoeva, bashkë me Mikhail Zorin dhe Fedis Alpatov.
Një burim afër hetimeve të kësaj ngjarje pohoi për Top Channel se kjo kërkesë e Rusisë për ekstradimin e Svetlana Timofoeva tregon rëndësinë që ajo ka tek ata të cilët e dërguan me mision spiunazhi në Shqipëri.
“Ky zhvillim e rëndon pozitën e saj, pasi indirekt vërteton ardhjen e saj me një mision të mirë-organizuar ndoshta nga shërbimi sekret ushtarak rus GRU”, deklaroi i njëjti burim.
Kërkesën e ekstradimit të Rusisë do ta shqyrtojë në javët e ardhshme Gjykata e Elbasanit. Të tre të arrestuarit e kësaj ngjarje vijojnë të jenë në burg me masën, e dhënë nga gjykata e Elbasanit arrest me burg lënë në fuqi edhe nga Apeli Durrësit me 20 Shtator.
Svetlana Timofoeva, mbahet në burgun e grave të Tiranë por për një periudhë tre mujore ajo ka qëndruar në spitalin e burgut, nga ku kohën e ka shfrytëzuar të mësoje edhe shqip. Hetimet për këtë incident të rëndë, vlerësuar si sulmi i parë i Rusisë në një vend të NATO-s, vijojnë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'