LAJMI I FUNDIT:

Pele me një mesazh emocionues në drejtim të Argjentinës dhe Messit: E fitoi botërorin e parë ashtu siç e meritoi, Diego tani po buzëqesh 

Pele me një mesazh emocionues në drejtim të Argjentinës dhe Messit: E fitoi botërorin e parë ashtu siç e meritoi, Diego tani po buzëqesh 

Argjentina është kampione e botës për herë të tretë në histori të tyre pas fitores në finalen e Katarit ndaj Francës.

Pas 120 minutave lojë rezultati ishte baras 3-3, derisa në penallti më të mirë ishin argjentinasit që fituan me rezultat 4-2.


Nuk kanë munguar urimet për Lionel Messin dhe Argjentinën nga e gjithë bota, derisa një urim special ka ardhur edhe nga legjenda braziliane Pele.

Edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i shtrirë në spital, Pele ka uruar Messin dhe Argjentinën, derisa kishte disa fjalë edhe për Kylian Mbappen që dhuroi një shfaqje të jashtëzakonshme.

“Sot futbolli vazhdon të tregojë historinë e tij, si gjithmonë, në një mënyrë emocionuese. Messi fitoi Botërorin e tij të parë, ashtu siç e meritonte trajektorja e karrierës së tij”.

“Miku im i dashur, Mbappe, shënoi katër gola në një finale. Çfarë dhuratë ishte të shijoje këtë spektakël për të ardhmen e sportit tonë. Dhe nuk mund të mos përgëzoj Marokun për fushatën e jashtëzakonshme. Është e mrekullueshme të shohësh Afrikën të shkëlqejë.”

Krejt në fund Pele e mbylli postimin me një fjalë emocionuese për rivalin e tij Diego Armando Maradonën.

“Urime Argjentinë! Diego sigurisht që po buzëqesh tani”, duke iu referuar Maradonës që u nda nga jeta dy vite më parë, e që ishte lojtari i fundit që i solli Kupën e Botës kombëtares së Argjentinës. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Pelé (@pele)

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori