LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i shton prezencën në veri – krijon kordon me blinda dhe tela me gjemba

KFOR-i shton prezencën në veri – krijon kordon me blinda dhe tela me gjemba

Forca të shtuara të KFOR-it janë parë të dielën në veri të vendit, saktësisht afër pikës kufitare Jarinjë, ku për sot është paralajmëruar një protestë.

Nga KFOR-i, kanë njoftuar se përforcimi i trupave është bërë për shkak të prezencës së mundshme të grupeve kriminale mes protestuesve.


“Të gjithë personat që marrin pjesë në protestë të shmangin dhunën dhe të shprehin mendimet e tyre në mënyrë paqësore – për të shmangur çdo veprim joproporcional, qëndrim agresiv dhe sjellje që mund të keqkuptohen dhe të perceptohen si provokim apo dhunë e panevojshme”, thuhet në njoftim.

KFOR-i ka krijuar një kordon me blinda dhe tela të gjembuar.

Disa organizata të djathta nga Mali i Zi, Republika Srpska dhe Serbia e kanë paralajmëruar përmes rrjeteve sociale një protestë për orën 13:00.

Tashmë një numër i  tyre janë mbledhur afër pikës kufitare Jarnijë.

Pamjet nga atje tregojnë persona që shihen të masakuar e duke bartur një pankartë me flamurin e Serbisë.

Situata e njëjtë është edhe në Bërnjak. Disa nga rrugët në veri të Kosovës, vazhdojnë të jenë të bllokuara për të nëntën ditë më radhë, si pasojë e vendosjes së barrikadave nga serbët lokalë si shenjë revolte ndaj arrestimit të ish-zyrtarit policor, Dejan Pantiq.

Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmë se gjatë natës ka vazhduar vendosja e një barrikade të re në lagjen Berxhane që shpie për në Zveçan, për të vazhduar pengimin e lirisë së lëvizjes së lirë edhe në rrugët alternative. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori