LAJMI I FUNDIT:

Messit i është vënë një pseudonim i ri, por duket i çuditshëm dhe nuk përkon me personalitetin dhe lojën e tij

Messit i është vënë një pseudonim i ri, por duket i çuditshëm dhe nuk përkon me personalitetin dhe lojën e tij

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi ka marrë një nofkë të re nga një prej bashkëlojtarëve të tij te kombëtarja Albiceleste, që nuk i shkon aspak.

Ylli i Paris Saint Germain ishte në maksimumin e tij teksa frymëzoi Argjentinën për një fitore 3-0 ndaj Kroacisë, duke vulosur një vend në finalen e Kupës së Botës të së dielës kundër Francës.


Messi i dha epërsinë skuadrës së tij nga penalltia në pjesën e parë përpara se të jepte një nga asistimet më të mira të turneut në pjesën e dytë për Julian Alvarez për të bërë rezultatin 3-0.

Pas ndeshjes, bashkëlojtari i Messit, Rodrigo De Paul, i dha shtatë herë Topin e Artë një pseudonim që nuk e pasqyron vërtet atë.

“Për fat të mirë, ne kemi Bishën. Ne luajmë për vendin tonë, por për ne, Leo është kapiteni ynë, lideri ynë, ai është si një vëlla më i madh dhe unë do ta mbroj gjithmonë”, ka thënë fillimisht De Paul.

“Pak e dinë se çfarë bën ai për të qenë gjithmonë më i miri dhe unë jam shumë i lumtur për të”.

“Pas gjithçkaje që ka ndodhur, dua që ai të jetë ai që e shijon më shumë. Ai e meriton shumë”, përfundoi mesfushori.

Me gjatësi vetëm 1.70m, Messi nuk është një ‘bishë’ në dukje, por De Paul ka një pikë nëse ai flet për aftësinë e tij të futbollit.

Gjatë turneut në Katar, Messi ka qenë një nga yjet më të shquar deri më tani, pasi ai është i etur për të udhëhequr vendin e tij drejt lavdisë në Kupës së Botës. /Telegrafi/