LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Pasojat e situatës së tensionuar në veri po i vuajnë qytetarët serbë atje

Analistët: Pasojat e situatës së tensionuar në veri po i vuajnë qytetarët serbë atje

Situata e tensionuar në veri të Mitrovicës ende vazhdon, si pasojë e vendosjes së barrikadave nga grupe kriminale të komunitetit serb.

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, vlerëson se këtë gjendje të rënduar në veri, më së shumti po e vuajnë një pjesë e qytetarëve serbë, që jetojnë në at pjesë të vendit.


Sipas tij, kriminelët serbë në veri të vendit jo vetëm që maltretojnë individë të komunitetit serb, por siç tha ai edhe shkojnë aq larg sa që personave të sëmurë ju pamundësojnë marrjen e ndihmës mjekësore

“Në pozitën më të vështirë në veri të Kosovës është popullata serbe, dhe atë nga kombinimi i kriminelëve me maska dhe barrikadave. Këta kriminelë, jo vetëm që rrahin dhe maltretojnë individë të komunitetit serb, por edhe shkojnë aq larg sa që personave të sëmurë iu pamundësojnë marrjen e ndihmës mjekësore. Rrahja e djeshme e të riut të komunitetit serb nga këta kriminelë, i cili nënën e vet që kishte pësuar sulm në zemër, dëshironte ta dërgojë në spitalin e Mitrovicës, tregon nivelin e gjendjes së rënduar të kësaj popullate të shkaktuar nga ngjarjet e fundit në veri të Kosovës ”, ka thënë ai.

Sipas tij, në mbrojtjen e kësaj popullate prej “mbrojtjes” së Vuçiqit është duke dështuar si Qeveria e Kosovës, ashtu edhe prezenca ndërkombëtare në këtë pjesë të vendit.

“Ky rast duhet të jete zile e alarmit se kjo gjendje nuk mund të vazhdoj, pikë së pari për arsye humanitare dhe të sigurisë njerëzore. Shpresoj se gjatë ditëve në vijim do të largohen barrikadat dhe të filloj normalizimi i jetës për qytetarët e Kosovës në këtë pjesë të vendit”, ka shkruar Peci.

Edhe analisti i sigurisë, Agim Musliu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kriminelët e terroristët e Vuçiqit, në krye me Radoiçiqin, ua paskan mbyll rrugët edhe vet serbëve në veri.

“Kriminelët e terroristët e Vuçiqit, në kry me Radoiçiqin, ua paskan mbyll rrugët edhe vet serbëve në veri. Një grua serbe që ka pasur atak kardiak mbrëmë diku në veri, të cilën nuk e kanë lënë të shkojë në spital, paska vdekur. Këtë e kuptuam, por sa raste të tjera nuk i dimë? A e dinë EU-ja? Kjo quhet katastrofë humanitare”, ka shkruar Musliu. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori