LAJMI I FUNDIT:

Rishi Sunak në Parlamentin anglez: Një e treta e azilkërkuesve janë nga Shqipëria, duhet refuzim i ‘shumicës dërrmuese’ të kërkesave

Rishi Sunak në Parlamentin anglez: Një e treta e azilkërkuesve janë nga Shqipëria, duhet refuzim i ‘shumicës dërrmuese’ të kërkesave

Kryeministri britanik, Rishi Sunak tha sot se ndryshimet në sistemin e azilit duhet të çojnë në refuzimin e shumicës dërrmuese të kërkesave për azil nga shqiptarët

Gjatë fjalës së tij në Parlamentin anglez, Sunak tha se pothuajse një e treta e azilkërkuesve janë nga Shqipëria, duke shtuar se Shqipëria është vend i sigurt, raporton The Guardian.


Ai thotë se njerëzit do të mund të pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne vetëm nëse ka prova për këtë, jo vetëm një dyshim.

Sunak gjithashtu shtoi se ndryshimet në ligjin për azilin në Britani duhet të çojnë në shpalljen e pabazë të “shumicës dërrmuese” të kërkesave nga Shqipëria, duke shtuar se njerëzit e kapur në mënyrë të paligjshme duhet të deportohen ,me procedurë të shpejt.

Kujtojmë se pak ditë më parë Sunak pati edhe një telefonatë të gjatë me kryeministrin Edi Rama, ku ndër temat kryesore ishte emigracioni i paligjshëm.

Ministrat britanik do të përpiqen të shmangin kritikat nga avokatët e të drejtave të njeriut duke argumentuar se masat janë në përputhje me vendet e tjera evropiane, të cilat e trajtojnë Shqipërinë si një vend të sigurt dhe në këtë mënyrë përjashtojnë shqiptarët nga e drejta për të kërkuar azil. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori