LAJMI I FUNDIT:

Franca e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, bën thirrje për ulje të tensioneve

Franca e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, bën thirrje për ulje të tensioneve

Franca është shprehur shumë e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, ku tash e disa ditë janë krijuar tensione nga serbët lokalë.

Në një reagim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, thuhet se dënojnë fuqishëm sulmin ndaj misionit të EULEX-it në Kosovë dhe të gjitha aktet e dhunës në terren.

Po ashtu, Franca u ka bërë thirrje “palëve të tregojnë përmbajtje maksimale dhe ndjenjën e përgjegjësisë për të ulur tensionet”.


“Franca mbështet plotësisht ndërmjetësimin evropian, i cili duhet të bëjë përparim në një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme midis Serbisë dhe Kosovës dhe të bëjë përparim në perspektivat e të dy vendeve për një të ardhme në Evropë. Ajo inkurajon fuqimisht të dy palët që të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Ministria e Punëve ka thënë se do ta diskutojë çështjen e veriut me shtetet tjera evropiane në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të Bashkimin Evropian.

Për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore si dhe arrestimin e ish-zyrtarit policor serb, Dejan Pantiqit, serbët lokalë gjatë fundjavës kanë ngritur barrikada në veri, kurse grupe të maskuara e të armatosura kanë sulmuar me shok-bomba Policinë e Kosovës dhe disa pjesëtarë të EULEX-it.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania kanë reaguar pas bllokimit të rrugëve, duke kërkuar nga Serbia t’i heqë barrikadat. /Telegrafi/

Ndërkaq Serbia ka kërcënuar me kthim të ushtrisë në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori