LAJMI I FUNDIT:

Dalic: Triumfi ndaj Argjentinës së motivuar të Messit, do të ishte suksesi më i madh në histori të Kroacisë

Dalic: Triumfi ndaj Argjentinës së motivuar të Messit, do të ishte suksesi më i madh në histori të Kroacisë
(Fotomontazh: Daily Mail)

Përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Dalic, beson se fitorja ndaj Argjentinës në gjysmëfinale të Kampionëtit Botëror do të ishte suksesi më i madh historik i përfaqësueses së tij.

Pasi e drejtoi skuadrën drejt finales në Rusi në vitin 2018, trajneri ka vazhduar drejt një suksesi të radhës duke u kualifikuar në gjysmëfinale në Katar.

Të martën mbrëma, në këtë fazë, ekipi i tij përballet me Argjentinën e Lionel Messi në Lusail Stadium.


Kroacia u rikthye për ta mposhtur Anglinë pas vazhdimeve në Moskë në ‘Rusia 2018’ dhe pastaj humbi në finale nga Franca. Ndërsa 56-vjeçari thotë se triumfi i nesërm do ta tejkalonte fitoren e famshme ndaj Tre Luanëve.

(Foto: Getty Images)

“Ndeshja gjysmëfinale kundër Anglisë në Kampionatin e kaluar Botëror ishte ndeshja më e mirë e të gjitha kohërave, ajo ndaj Brazilit vjen e dyta”.

“Nëse fitojmë nesër (e martë), atëherë kjo do të ishte ndeshja më e madhe historike e Kroacisë. Është një prej më të rëndësishmeve, nga ndeshjet që kanë më së shumti vlerë për ne, që pas vetëm katër vitesh ta përsëritim suksesin, do të ishte një arritje shumë e madhe në skenën botërore…”.

“Jemi në mesin e katër ekipeve më të mira në botë, ky është një sukses i jashtëzakonshëm për Kroacinë, është gjë e madhe që në dy Kampionate Botërore radhazi të ndodhemi në mesin e katër përfaqësueseve më të mira në futboll”.

“Duam më shumë, luajmë ndaj Argjentinës së madhe, një skuadër e mrekullueshme e udhëhequr nga Lionel Messi, ata janë shumë të motivuar dhe nën presion më të madh se Kroacia në këtë moment”, ka deklaruar Delic. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori